Kush do t’i marrë votat e emigrantëve në Zvicër?

Të gjitha partitë zvicerane i lakmojnë votat e emigrantëve që kanë fituar shtetësinë zvicerane. Njëra prej tyre ua ka vënë syrin kosovarëve. Përfaqësuesit e emigrantëve kritikojnë se kandidatët nga ky komunitet plasohen në pozita të listave ku nuk kanë shanse të fitojnë.

Komuniteti i zviceranëve me sfond emigracioni është një potencial zgjedhor. Vlerësohet se ai përbën rreth 20 për qind të popullatës së zvicerane, raporton Tages Anzeiger. Ndërsa pjesëmarrja e këtij grupi në zgjedhje është ende ndër mesataren. Partitë dëshirojnë ta ndryshojnë këtë situatë duke e nxjerrë në garë një numër të madh emigrantësh si kandidatë për në Parlamentin Federal. Për një asociacion të deputetëve komunal dhe kantonal me sfond emigracioni, këto përpjekje janë të pamjaftueshme: Personat me rrënjë jashta Zvicrës po përkrahen pak, në sferën e parlamenteve ata janë të nënpërfaqësuar. Sipas asociacionit ata plasohen në fund të listave zgjedhore ose në kantone ku partitë e tyre nuk kanë elektorat. Kështu është shprehur kryetari i këtij organizimi, Ron Halbright, i cili angazhohet për integrimin e migratëve në Zvicër, ndërsa është rritur në SHBA. Në fakt, pretendon asociacioni, shumica e partive emigrantët i angazhon vetëm për imazhin e tyre dhe për vjeljen e votave të këtij komuniteti. Këtë e pohon edhe Rupan Sivaganesan, një eksponent i SP-së së Zug-ut, me prejardhje tamile, i cili vet ka bërë karierë të mirë në politikën zvicerane.

«Partitë u përgjigjen akuzave»

Nga qendrat e partive që kanë angazhuar kandidatë me sfond emigracioni thonë se të gjithë kandidatët trajtohen njëlloj, pavarësisht prejardhjes – zvicerane ose jo. Një vend në listën zgjedhore me shanse reale duhet të meritohet! Analistët e shohin shumicën absolute të kandidatëve pa shanse për t’u zgjedhur, janë 3’500 kandidatë për 200 vende. Megjithatë për emigrantët është më e vështirë: «Kush ka emër të huaj, në politikë është në disavantazh», thotë një politolog për gazetën. Faktin që kandidatët me një emër që ka tingëllim të huaj marrin qartazi më pak vota, e mbështesin edhe studime të zhilluara në këtë fushë. Në zgjedhjet kantonale të Cyrihut në vitin 2011 dhe në ato për këshillin e Gjenevës në 2014-tën, kandidatët me emra të huaj janë fshirë më shpesh nga listat dhe janë konsideruar më rrallë në kombinimet zgjedhore të sistemit elektoral zviceran. Mirëpo, kjo situatë nuk ka të bëjë me qëndrimet politike, një gjë e tillë vërehet në faktin që zgjedhësit e majtë vetëm për ndonjë nuancë i votojnë më shumë kandidatët emigrantë, se sa ata të partive të djathta. Por nuk është studiuar ende nëse kjo tendencë ekziston edhe në zgjedhjet nacionale. Kjo mbetet të shihet.

«Çka do të thotë sfond emigracioni?»

Nuk ekziston ndonjë evidencë e saktë për komunitetin e votuesve zviceranëve me sfond emigracioni. Nuk ka as një definicion për këtë koncept. Kush janë këta? Janë ata që e kanë një baba nga jashtë? Ose ata që kanë lindur jashtë Zvicrës? – pyet gazeta. Pastaj nga cili vit? Po ta marrësh se cilat emra të Parlamentit Nacional zviceran janë përfshirë pas vitit 1939 në librin zviceran të amzës, 16 deputetë të tij dalin me prejardhje të huaj. Këtu nuk do të llogaritej, për shembull, deputja sllovake Yvette Estermann, e cila e ka marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj.

«SP-ja më e popullarizuar nga emigrantët»

Nënreprezentimi i të huajve në parlament është njëra prej arsyeve përse partitë kandidojnë më shumë të huaj, thotë gazeta. Dhe këtu prijnë socialdemokratët: rreth 30 për qind e kandidatëve të saj për zgjedhjet nacionale kanë prejardhje të huaj. Ajo prej tre vitesh ka një seksion mbikantonal që angazhohet për një pozicionim më të mirë të emigrantëve në listat zgjedhore. Dhe kjo, sipas ekspertëve, nuk është ashtu kot. Një studim ka treguar që SP-ja është partia më e preferuar e votuesve me sfond emigracioni. Në zgjedhjet e 2011-tës ajo i ka marrë votat e 24 për qind të zviceranëve të natyralizuar, më shumë se sa ka votues, përkatësisht 18,7 për qind. Edhe të gjelbërtët dhe liberalët nuk qëndrojnë keq me emigrantët. Të parët këtë vit në Cyrih do të dalin me një «Listë-Sekondo», ndërsa në Bazel dhe Cyrih të parat në listën e saj do të jenë dy gra me sfond emigracioni. Edhe partitë e djathta do të përfitojnë nga të natyralizuarit. Partia Popullore e Zvicrës, SVP-ja, është padyshim e vetëdijshme për këtë potencial: «Si parti popullore duhet t’u afrohemi të gjitha shtresave popullore», është shprehur sekretari i përgjithshëm i kësaj parie.

«CVP fokusohet te kosovarët»

Me hapat e saj në drejtim të rekrutimit të emigrantëve, sivjet ka spikatur Partia Demokristiane Popullore, CVP-ja. Ajo prej kohësh po afrohet me komunitetin e madh të emigrantëve kosovarë në Zvicër. Së fundmi ajo ka bërë lajme me kandidaturën për deputete të Parlamentit Nacional të Kështjella Pepshit, ish Miss-Kosovës. Në fakt, sipas gazetës, janë së paku 11 kandidatë me prejardhje kosovare që në vjeshtë do të kandidojnë në listat e CVP-së. Dhe fakti që shumica prej tyre janë myslimanë, sipas gazetës, nuk u prish fare punë demokristianëve. «Me rëndësi është që kandidatët t’i ndajnë vlerat e CVP-së. Feja nuk luan rol», e citon Tages Anzeiger sekretaren e përgjithshme të kësaj partie. ks