Kush dëshiron të jetojë gjatë, duhet të hajë më pak

Çfarë kulture ushqimi duhet të krijojmë? Çfarë efekti ka agjërimi? Përse është i rëndësishëm ushqimi i shëndoshë? Cili është ky? A duhet patjetër të konsumojmë ushqim bio? Këtyre dhe pyetjeve të tjera u përgjigjet André Kleinridders, biolog molekular për «Frankfurter Allgemeine Zeitung.» Këtu një përmbledhje e saj.




Në studimet e tij si biolog molekular atë e ka befasuar një zbulim shkencor: Se sa shumë ka të bëjë zvogëlimi i sasisë së ushqimit me rritjen e jetëgjatësisë. Ndonëse sipas studimeve më reja kjo varet jo vetëm nga sasia e ushqimit, por edhe nga përbërja e tij. Studimet tregojnë se agjërimi periodik («Intermittent fasting») bën mirë për funksionimin e trurit. Më parë ka qenë një luks të mund ta ruaje yndyrën për kohë të vështira, sot jemi thjesht konsumatorë. Duke qenë se ushqimi është në dispozicion me bollëk, ne ushqehemi më shumë se sa kemi nevojë. Dhe kjo është aryseja rritjes së trashjes në shoqërinë e sotme. Shkencëtari nuk insiston për agjërim, por për ushqim të arsyeshëm.

Së fundmi rekomandohet ajo formë e ushqimit që pretendon se trupi nuk mund t’i përballojë njëkohësisht proteinat dhe sheqernat, sepse mund të vijë në një «mbiacidim» të trupit. Por – thotë eksperti – shumë ushqime përmbajnë edhe proteina edhe sheqerëra dhe sistemi ynë metabolik është në gjendje t’i tajisë ato pa problem. Një çështje tjetër është demonizimi i ydyrës, por – ka yndyrë të keqe dhe të mirë. Varet shumë nga sasia dhe përbërja e saj. Rekomandohet një zvogëlim i acideve të ngira yndyrore. Acidet e varfëra yndyrore të cilat gjinden në arra, lajthi… dhe avokado janë jashtëzakonisht të rëndësishme për funksionimin e trurit dhe për metabolizmin.

Shpeshherë industria e ushqimit sugjeron: «Këto ëmbëlsira nuk janë të varfëra për nga yndyrëret». Kjo mund të jetë e vërtetë, por këto ushqime përmbajnë shumë sheqer. Duhet shumë sqarim për ushqimin, që në shollë. Është merëndësi që njerëzit të ushqehen në mënyrë të përqëndruar, ngadalë, ulur. Me një ushqim të mirë mund të bëjmë mrekullira dhe t’i parandalojmë e shmangim sëmundjet potenciale. Për një pleqëri të shëndoshë, me trup dhe mend, duhet një jetë e vetëdijshme. Jo vetëm për sa i përket ushqimit, por edhe sportit.

Ushqimi megjithatë ka një rol të jashtëzakonshëm për sa u përket aftësive mendore. Është provuar që ushqimi i pamjaftueshëm ka një ndikim enorm në zhvillimin e fëmijëve. Ushqimi i pamjaftueshëm shpie në vështirësi me koncentrimin dhe në dëgjimin. Duke qenë se fëmijët janë shumë aktiv, rekomandohet një ushqim i llojllojshëm, i përzier dhe me një dendësi të lartë energjie. Sigurisht i përshtatur për moshën dhe aktivitetin e tyre fizik. Gjithashtu fëmijëve iu bën shumë mirë furnizimi i mjaftueshëm me lëngje – ujë dhe çaj pa sheqer. Asgjë nuk flet kundër mishit, por jo për çdo ditë. Një-dy herë në javë – është në rregull. Nuk duhet tepruar. Studimet tregojnë që një furnizim i tepruar me mish të kuq e rrit rrezikun e kancerit në zorrë. Duhet dhënë më shumë përparësi mishit të shpezëve dhe peshkut. Mishi përmban lëndë të rëndësishme ushqimore të cilat trupi i ka kollaj t’i pranojë. Si vegjetarian, këto materie duhet marrë në rrugë tjetër, për shembull, nga perimet ose gruri. Ky i fundit është shumë i rëndësishëm.

Tani gjithnjë e më shpesh po konfrontohemi me mbipeshën. Kultura e ‹ushqimit të shpejtë›. Por, kush ushqehet duke ecur, ai as që e pranon atë që e han dhe as që e përpunon vërtet ndjenjën e urisë. Mirëpo ka edhe «Fast Food» të shëndoshë dhe ky është duke u përhapur gjithnjë e më shumë. Janë imbiset e tregut bio. Ushqim i mirë nuk do më thënë të jetë përgaditur gjatë. Me rëndësi është që ushqimi i shëndoshë të mund të blihet nga të gjithë. Ndonëse nuk duhet ngrënë gjithmonë bio. Specialisti nuk njeh ndonjë studim që sugjeron se perimet bio janë më të shëndosha se ‹tradicionalet›. Prodhimet bio të perimeve përmbajnë ndoshta më shumë antioksidantë, por nuk ka dëshmi se perimet bio janë më të shëndosha. Kultivimi i tyre është më miqësor ndaj ambientit dhe furnizimi me prodhime regjionale bio nga bujqërit e tyre e ndihmon ekonominë regjionale. Një rol këtu luan spërkatja dhe nuk ka dyshim: prodhimet bio janë më të mira dhe kanë një ngarkim më të ulët me pesticide. ks