Kurti: Policia është bërë politike, e politika policore

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, teksa i është drejtuar masës së mbledhur që protestoi për lirimin tij, ka treguar në detaje për arrestimin e tij.




«Sonte rreth orës 21:00, në fshatin Çagllavicë e kanë dal makinën në të cilën kemi qenë, dhe policët kanë thënë se kanë fletarrest për mua. Mirëpo polici nuk më dha kurrfarë teksti. Ai nuk u prezantua. Meqë ne nuk dolëm nga makina pa na dhënë fletarrestin, na nxorën me dhunë, duke na thënë se në stacionin e policisë do të na dhënë fletarrerstin», ka thënë Kurti.

«As aty nuk na dhënë fletarrestim. Nuk erdhi as prokurori. Unë u ndalova, u arrestova pa asnjë dokument. Ky është një arbitraritet i plotë. Kjo dëshmon se policia është bërë politike, e politika është bërë policore», ka thënë Kurti, teksa ka inkurajuar të mbledhurit aty që të mos të ndalen së protestuari.
«Nuk kam pranuar as avokat mbrojtës e as nuk kam pranuar t’i përgjigjem pyetjeve të këtyre hetuesve», ka thënë Kurti.