Kurti mund të dënohet deri në 5 vjet burgim për sjelljet në Kuvend [video]

Vetëm një ditë pasi hodhi gazin lotsjellës në sallën e Kuvendit, Vetëvendosje e paditi Armend Zemajn, pasi dy seanca më parë ka hedhur një gotë në drejtim të tyre si kundërpërgjigje ndaj vezëve që u hodhën në drejtim të kryeministrit.




Duke e cilësuar si tentim vrasjeje, Albulena Haxhiu ka deponuar në prokurorinë Themelore padinë për Zemajn.

E pyetur nëse deputetet që ishin në seancë do të mund ta padisnin opozitën e bashkuar, Haxhiu nuk ka pranuar se ata kanë shkaktuar dhunë.

Haxhiu ka thënë se i vjen turp për ato deputete të Kuvendit që kanë shfrytëzuar gjininë e tyre, për të krijuar skena e që sipas saj janë të paqena.

Në anën tjetër, Policia e Kosovë ka konfirmuar nisjen e hetimeve për gazin lotsjellës që është hedhur në Kuvend.

Albin Kurti mund të përballet me drejtësinë dhe të dënohet me 6 muaj deri në 5 vjet burgim, nëse prokuroria e cilëson veprimin e tij si shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.