Kurrë më shumë keqtrajtime të fëmijëve se tani




Numrit i keqtrajtimeve të fëmijëve arriti kultimnacionin vitin e kaluar. Autorët e tyre në të shumtën e rasteve janë vet familjarët. Kështu i referohet Tages anzeiger Agjencisë e Zvicerane të Lajmeve.

Kurrë ndonjëherë nuk ka pasur në Zvicër kaq ketrajtime të fëmijëve sa vitin e kaluar. Numri i rasteve të lajmëruara nga klinikat zvicerane shkon në 1’405, e kjo do me thënë 9 për qind më shumë se një vit më parë. Shoqëria Zvicerane për Pediatri është duke e ndjekur zhvillimin e numrit të keqtrajtimeve prej gjashtë viteve. Dhe ai ka ardhur vazhdimisht duke u rritur, ka raportuar ajo.

Kujdes: kjo nuk do me thënë që po keqtrajtohen gjithnjë e më shumë fëmijë. Sipas qendrës pediatrike, rritja e numrit mund të lidhet me sensibilizimin e punëtorëve të klinikave të fëmijëve dhe me regjistrimin e mirë të rasteve. Tre klinika kanë filluar me regjistrimin për herë të parë, dhe kjo i ka rritur shifrat për një të tretën.

Më së shpeshti raportohet për forma të keqtrajtimit trupor, pastaj vjen me 27 për qind keqtrajtimi psiqik. Dhe këtu bën pjesë shkurajimi i fëmijëve me fjalë, kërcënimi ose detyrimi. Për dhunë psiqike flitet edhe në rastet kur fëmijët janë dëshmitarë të dhunës në familje ose frikësohen. Në 23 për qind të rasteve bëhet fjalë për abuzim seksual, ndërsa në 22 për qind për lënie të tyre pas dore.

Djemtë dhe vajzat janë njëlloj të prekur, përveç në rastet e abuzimit seksual. Këtu në 75 për qind të rasteve bëhet fjalë për vajza.

Autorët e keqtrajtimeve në të shumtën e rasteve vijnë nga rrethi i afërt i fëmijëve. Në 75 për qind të keqtrajtimeve janë të përfshirë familjarët, në 13 për qind të tyre – të njohur të fëmijës. Vetëm në 3 për qind të rasteve autori është një i huaj. Kurse në 7 për qind autori është i panjohur.

Sidomos lënia e fëmijëve pas dore dhe keqtrajtimi psikologjik ndodhin në familje. Edhe keqtrajtimi fizik në 78 për qind të rasteve ushtrohet nga anëtarë të familjes. Kurse abuzimet seksuale ndodhin vetëm në 42 për qind të rasteve nga anëtarë të familjes. / ksNumrit i keqtrajtimeve të fëmijëve arriti kultimnacionin vitin e kaluar. Autorët e tyre në të shumtën e rasteve janë vet familjarët. Kështu i referohet Tages anzeiger Agjencisë e Zvicerane të Lajmeve.

Kurrë ndonjëherë nuk ka pasur në Zvicër kaq ketrajtime të fëmijëve sa vitin e kaluar. Numri i rasteve të lajmëruara nga klinikat zvicerane shkon në 1’405, e kjo do me thënë 9 për qind më shumë se një vit më parë. Shoqëria Zvicerane për Pediatri është duke e ndjekur zhvillimin e numrit të keqtrajtimeve prej gjashtë viteve. Dhe ai ka ardhur vazhdimisht duke u rritur, ka raportuar ajo.

Kujdes: kjo nuk do me thënë që po keqtrajtohen gjithnjë e më shumë fëmijë. Sipas qendrës pediatrike, rritja e numrit mund të lidhet me sensibilizimin e punëtorëve të klinikave të fëmijëve dhe me regjistrimin e mirë të rasteve. Tre klinika kanë filluar me regjistrimin për herë të parë, dhe kjo i ka rritur shifrat për një të tretën.

Më së shpeshti raportohet për forma të keqtrajtimit trupor, pastaj vjen me 27 për qind keqtrajtimi psiqik. Dhe këtu bën pjesë shkurajimi i fëmijëve me fjalë, kërcënimi ose detyrimi. Për dhunë psiqike flitet edhe në rastet kur fëmijët janë dëshmitarë të dhunës në familje ose frikësohen. Në 23 për qind të rasteve bëhet fjalë për abuzim seksual, ndërsa në 22 për qind për lënie të tyre pas dore.

Djemtë dhe vajzat janë njëlloj të prekur, përveç në rastet e abuzimit seksual. Këtu në 75 për qind të rasteve bëhet fjalë për vajza.

Autorët e keqtrajtimeve në të shumtën e rasteve vijnë nga rrethi i afërt i fëmijëve. Në 75 për qind të keqtrajtimeve janë të përfshirë familjarët, në 13 për qind të tyre – të njohur të fëmijës. Vetëm në 3 për qind të rasteve autori është një i huaj. Kurse në 7 për qind autori është i panjohur.

Sidomos lënia e fëmijëve pas dore dhe keqtrajtimi psikologjik ndodhin në familje. Edhe keqtrajtimi fizik në 78 për qind të rasteve ushtrohet nga anëtarë të familjes. Kurse abuzimet seksuale ndodhin vetëm në 42 për qind të rasteve nga anëtarë të familjes. / ks