Kur vjen ti

Foto: Shutterstock



Kur vjen ti ndjej erën e këndshme
të një peme të sapoprerë.
Ike nga të gjitha dhe për të gjitha erdhe tek unë.
E si mund ta kuptoj ç’do të thotë pranverë
po mos të të dua ty shumë, shumë?

Dorën tënde mbaj si gjethe midis duarve të mia
dhe pastaj më bëhen të njohura sekretet e blerimit.
Kohën e munguar ma dhuron dashuria
më të sigurt se veshja dhe armët e Akilit.

Vetëm të dy mund ta rishpikim qytetin e rrënuar,
jo që ti të vish pas meje a unë të të vij nga pas.
Jetën ta ndajmë, ja ashtu si verën dhe bukën,
që secili të ketë më shumë se dy jetë bashkë.

Dashuria është sy i bukur prej dite
brenda përkrenares së një perëndeshe,
bronzi i së cilës çahet prej buzëqeshjes.

Kur jam me ty ndiej erën e këndshme të një peme
së sapoprerë.
vetëm e vetëm që të mbulohet
me më shumë lule,
deri në tokë, përtej jetës.