Kur të jesh plakë

Foto: Shutterstock.



Kur të jesh plakë, e thinjur, e përgjumur,
E kotur pranë zjarrit librin tim lexo,
Lexo ngadalë, atë vështrim të ëmbël ëndërro
Që sytë e tu kishin dikur me hijen e përhumbur.

Sa shumë i deshën çastet e mirësisë së lumtur tek ti,
E deshën bukurinë tënde me dashuri të rreme a plot zjarr,
Por një burrë deshi tek ty shpirtin shtegtar,
Trishtimin e fytyrës tënde që ndryshonte, deshi ai.

Pranë kuqëlueses vatër xixëlluese e përkulur,
Si shkoi dashuria, mërmërit pakëz e trishtë
Në malet përmbi krye lart ajo u ngjit
Përmes një turre yjesh fytyrën e fshehu.