Kur sëmuret një fëmijë

Foto: Shutterstock



Kur sëmuret një fëmijë,
lulet ulin kokën
nga faji.
Plepi me degët e tij përqafon
çatinë me kashtë
dhe shikon sytë e plakur
në rrugë.
Herët në mëngjes andejpari
ka kaluar një lypsar
dhe e ka prerë mjegullën.
Nën flatrat e saj pula
fshehu pesëmbëdhjetë zogjtë e verdhë
dhe herët ra në gjumë.
Macja e bërë lëmsh rri në qoshe
dhe gërhet, gërhet,
dhe stoli me tri këmbë
përgjon dhe ëndërron.

Përktheu: Enver Robelli