Kur mediat mashtrojnë, duhet të rrokim kokën me duar

Politikanë, prej Trumpit deri te presidenti turk, më parë preferojnë t’ua mbyllin gojën gazetarëve se të dëgjojnë të vërtetën e hidhur, komenton «Times»

Ilustrimi: Shutterstock

E kuptoj pse politikanët nuk përkëdhelen prej Michael Crickut. Korrespodenti për politik i «Channel 4 News» është gazetar veteran me demaskime të shumta në karrierën e tij. Megjithëkëtë, ai vazhdon të konsiderohet si një hajn që nuk e lë rehat asnjë figurë publike. «Nëse nuk jeni hajn, pse atëherë nuk e çoni kryet dhe të më lejoni t’ju quaj hajn?» duket shpeshherë se bërtet ai teksa ecën rrugës e bëhet kinse nuk po dëgjon çka po flitet.

Në «Planet Crick» keni përshtypjen se suksesi gazetaresk nuk nënkupton domosdoshmërisht përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj pyetjes së drejtpërdrejtë. Ajo nënkupton edhe një skenë të vetme:  si diçka që zë në thua, ose si diçka që ta zë frymën. Ju mund ta mbroni të drejtën e tij për ta mbrojtur këtë pretendim, duke çmuar njëherësh se disa politikanëve mund t’ua merr mendja se ai po e ul tonin.

Prapëseprapë, kur paskan nisur politikanët ta ulin tonin? Këtë fundjavë, sipas «Channel 4», Crickut i ishte ndaluar të merrte pjesë në një tubim të «Brexitit» ku ishin edhe Boris Johnson dhe Michael Gove. Së pari, i ishte thënë se nuk kishte akreditimin e duhur, që sipas rendit, ma merr mendja, kishte ngritur drojën te dera se personi që po kërkonte të hynte nuk ishte Michael Cricku, por thjesht një kalimtar rasti që dukej krejt si ai, duke qëndruar afër ekipeve të gazetarëve. «Për më tepër», deklaroi më vonë shefi për media i fushatës «Leave Vote», «krejt çfarë bën Michael është punë e shkërdhyer».

Kjo përnjëmend është shqetësuese. Duhet të shqetësohemi, edhe nëse kështu është puna. Megjithëse puna se çfarë mund të ketë kërkuar një gazetar, mund të mos mbrohet, duhet të shqetësoheni pse nuk u lejua. Në Turqi, fyerjet e supozuara kundër presidentit Erdogan kanë rezultuar me procese gjyqësore kundër qindra gazetarëve që nga viti 2014. Dhe arroganca e Erdoganit nuk ka të sosur, saqë po bën presion për ndjekje penale të komikut gjerman, Jan Böhmermann, sipas ligjit gjerman, për një poemë që sugjeronte se presidenti bënte seks me dhi.

Sjellja e Erdoganit nuk dallon hiq prej asaj të Donald Trumpit. Para një jave, njeriu që mund ta udhëheq botën e lirë, ia ndaloi «Washington Postit» të raportonte prej tubimeve të tij. «Bazuar në raportim e mbulim jashtëzakonisht të pasaktë», deklaronte ai në faqen zyrtare në Facebook, «ne prej tash e tutje nuk u besojmë kredencialeve të Washington Postit të pandershëm dhe të pasinqertë». Ai tashmë ua ka ndaluar raportimin «The Huffington Post» dhe «The Daily Beast».

Por nuk janë kaq të dukshme të gjitha sulmet kinse mbrojtëse të Donald Trumpit ndaj mediave. Normalisht, ua lejon mbështetësve të tij ta kryejnë punën e tij. Tash një vit kishte një përplasje të sertë me Megyn Kellyn e «Fox News». Iu kundërpërgjigj duke e fyer në «Twitter» – para nëntë milionë ndjekësve – dhe prej atëherë karriera e saj është përshkuar me telashe. Krejt së fundi, gazetarja Julia Joffe i bëri një profil Melania Trumpit në revistën GQ. Brenda 24 orësh iu vërsulën me një batare kërcënimesh antisemite. Dhe kur është pyetur pse nuk ka reaguar për këtë punë, Trumpi ka lënë të kuptohet se mendon që ajo e ka kërkuar belanë.

Mos t’jua merr mendja se mund të shkonte ndryshe puna as te ne. Pas referendumit skocez më 2014, ishin ngritur shqetësime për sharjet në internet ndaj gazetarëve që dyshonin në pavarësimin eventual të Skocisë. Kishte madje demonstrata jashtë ndërtesës së BBC-së në Glasgow, me turmën që kërkonte dorëheqje të Nick Robinsonit, atëherë redaktor për politikë në BBC.

Demagogjisë nuk duhet më shumë se një shkëndijë për t’u ndezur.

Kanë kaluar dy vjet dhe shumica e gazetarëve e pranojnë se dita e tmerrshme kur do të fyheni në media virtuale është ajo që do ta paguani pse keni shkruar çfarëdo për nacionalizmin skocez ose për SNP-në. Nicola Sturgeon, për lëvdatë, u ka bërë thirrje përkrahësve të saj që të qetësojnë gjakrat. Pasardhësi i saj, Alex Salmond, preferonte të dëgjonte dhe zgërdhihej. Ngjashëm kishte ndodhur kur në sytë e Jeremy Corbynit këtë muaj, Laura Kuenssberg, pasardhëse e Robinsonit në BBC, ishte vërshëllyer prej aktivistëve laburistë në një seancë me pyetje e përgjigje në Londër, kur ishte ngritur të shtronte një pyetje. Kjo kishte nxitur nisjen e peticionit për shkarkimin e saj me pretendimin se ishte dashakeqe dhe antilaburiste.

Gazetarët mund të jenë lëkurëtrashë. Shumica prej tyre, edhe nëse janë të tillë, e dinë se një dozë e neverisë publike është shenjë se ata po e kryejnë punën si duhet, në veçanti kur vjen puna te taborret partizane. (Personalisht, çdo ditë marr nga një mesazh të këndshëm prej një ministri kabineti. Kjo më ndodh kur nisin të vihen në dyshim kredencialet.) Politikanët, nga ana e tyre, e kanë për detyrë të hahen me mediat. E njëjta mund të thuhet edhe për vetë publikun, duke nxjerr dufin në media sociale si asnjëherë më parë. Edhe publiku është kah përjeton këtë mundësi të epokës së mediave virtuale.

Megjithatë çfarë është e re dhe shqetësuese, më duket aleanca e pashenjtë ndërmjet dy palëve. Armiqësia «Vote Leave» me Crickun nisi në prill teksa ajo filmonte në një drekë të fushatës. Duke folur nga podiumi, Boris Johnson, e pa dhe u dha shenjë mbështetësve që ta sabotonin. «Le të shkojë dikush te Cricku dhe le t’i thotë se mund të merret me punën e tij me kamerë pas ta përfundoj unë!» u drejtua ai kah turma. Dhe dikush nuk priti gjatë. Cricku nuk i la përshtypje, dhe mbase edhe Johnsonit nuk i dukej vetja demagog. As Corbyni kur përkrahësit e tij vërshëllenin kundër Kuenssbergut. Me siguri se as Trumpi nuk është lodhur për atë punë. Të gjithë mendojnë se puna është ndryshe kur bëhet fjalë për ta.

Andaj, demagogjia nuk brirë. Kështu është. Nis me rrahje tryezash e arrestime. Mund të nisë edhe me një qeshje e shkelje syri derisa shumica mendon «më në fund» erdhi dita. Përjashto shakaxhinjtë, hiq qafe gazetarët, mos ua vërë veshin ekspertëve, mbyllja gojën kujtdo që nuk i bashkohet korit. Është rrugë e sigurt drejt qorrsokakut. Më sigurt nuk ka ku shkon. More, qoftë edhe nëse ju jeni të irrituar.