Kur është e dlirë dashuria

Foto: Shutterstock



Kur është e dlirë dashuria?
Kur veten harron shpejt!
Kur është e thellë dashuria?
Kur është e heshtur krejt!

Kur është e pasur dashuria?
Kur gjithçka e dhuron?
Më thuaj, si flet dashuria?
Nuk flet, po dashuron!

Përktheu: Petraq Kolevica