«Kur erdhën kosovarët»

Zvicra është e pajisur mirë për valët e refugjatëve që nga koha e luftës në Kosovë, pohon tages Anzeiger.

Refugjatë ksovarë në kukës në trajtimin e italianëve. Foto: Northfoto / Shutterstock.com



«Ne do ta kapërcejmë me sukses gjendjen e vështirë», e kujton media thënien ish ministrit Arnold Koller në 1998-tën. Atëbotë në Kosovë po zhvillohej një luftë e pabarabartë, meç’rast njësitë represive serbe përzunë gra, fëmijë dhe pleq nga shtëpitë e tyre dhe shkatërruan fshatra e qytete. Dhe, skurse sirianët sot që e kanë fiksuar Gjermaninë, caku i kosovarëve të përzënë ishte Zvicra. Ishin 150’000 punëtorë shqiptarë nga Kosova që jetonin këtu ajo çka i tërhiqte edhe refugjatët e luftës nga Kosova. 90’000 refugjatë erdhën në Zvicër, sa kurrë ndonjëherë më parë apo më vonë.

Atëherë situata mund të quhej kaotike, pohojnë bashkëbiseduesit e gazetës. Nuk kishte kaq strehime për refugjatët dhe sistemi i azilit nuk ishte sa duhet i strukturuar. Konceptet si ‹kuota e shpërndarjes›, ‹qendra e kalimit›, ‹sistem në dy faza› nuk ishin kaq të njohur. I vetmi qyteti i Cyrihut kishte një organizatë azili profesionale dhe strehimore të mjaftueshme, komunat tjera s’kishin pasur kurrë punë me azilkërkues. Qeveria kishte autorizuar qendra pranimi në kufi, por ato shpërthyen sakaq. Në katër qendrat kishte 1’700 kravatë për 2’518 azilkërkues. Edhe shpërndarja e refugjatëve ishte e pamundur të kontrollohej, ata tentonin më së shumti në Cyrih dhe Gjenevë.

Si një emër që është konfrontuar direkt me kaosin e refugjatëve dhe që ka hedhur themelet e një sistemi funksional të azilit përmendet ish minisrja kantonale e Solothurnit nga SVP, Rita Fuhrer. Por, deri sa ishte konsoliduar sistemi, deviza kishte qenë: improvizo. Ajo sot kujton: «Ne i kemi strehuar njerëzit në të gjitha kushtet. Atëherë ishim më bujarë me institucionet. Të gjithë e kishin të qartë se duhej bërë më e mira e mundshme». Një bashkëpunëtor i saj saj pohon: «Solidariteti ishte i madh».

Situatën e kishte lehtësuar fakti që Zvicra mund t’i referohej infrastrukturës së saj unikale në botë: depove të mbrojtjes civile. Hapësira të shumta të kasaj infrastrukture u vunë në dispozicion për refugjatët, ndonëse kishte pasur edhe shumë kritika për faktin se ato janë kryesisht nën tokë. Njerëzit rrinin aty, pa ndonjë mundësi për angazhim. Njëkohësisht autoritetet e vërejtën se nuk mund t’i iknin organizimit të strehimoreve fikse dhe afatgjata të azilit. Dhe në pronësimin e hapsirave kantonet në fillim nuk tregonin edhe aq shumë takt. Me rastin e marrjes me qira të dy blloqeve të banimit në Volketswil, të gjithë banorët e tyre morë menjëherë largimin. Megjithatë, rezistenca e komunave kundër qendrave të azilit kishte qenë e vogël në krahasim me vitet e mëvonshme. «Të gjithë e kishin të qartë se duhej bërë diçka», citon gazeta.

Edhe federata, kantonet dhe komunat duhej të bënin diçka. Viti 1998 është karakterizuar nga debate të mëdha. Por, vendimet e atëhershme vlenë pothuajse edhe sot e kesaj dite. Për shembull kuota e shpërndarjes që u rekomandon federata kantoneve. Por, edhe masa të tjera që sot nuk mund të imagjinohen, si përshtatja e përkujdesjes mjekësore sipas nivelit të vendit të prejardhjes, apo ndalimi i punës për një vjet për azilantët. Cyrihu kishte pasur një rol më të madh ndër kantonet. Ai i pari e implementoi të ashtuquajturin sistem në dy faza. Sipas tij, refugjatët njëherë shkonin në qendrën e madhe të kalimit, ku mësonin pak gjuhën, pastaj shpërndaheshin nëpër komuna. Komunave që bënin rezistencë Fuhrer u ishte kërcënuar se do t’ua dërgonte refugjatët në shtëpinë e komunës.

Fuhrer është e bindur se Zvicra sot i ka të gjitha kapacitetet – strukturat, dijen dhe ligjet – për t’u gjindur me njerëzit që i drejtohen asaj. Është për keqardhje që federata dhe kantonet sot flasin për një gjendje të rëndë dhe sfida. Sipas Fuhrer, kantoneve si Berna dhe Aargau që refugjatët për shkaqe hapësirash i vendosin në çadra, iu mungon vullneti politik: «Vendi ekziston, ai thjesht nuk të vihet në dispozicion». Sipas saj, «kur Cyrihu mund t’i strehojë njerëzit, këtë mund ta bëjë edhe Berna dhe Aargau».

Edhe Fuhrer sheh një kaos – jo te institucionet dhe ligjet, por në raportin me situatën. Sipas saj duhet vetëm guxim dhe forcë në mplemntimin e ligjeve dhe jo përshtatje e vazhdueshme dhe interpretimin për qejfin e secilit. Fuhrer vet i ka pasur këto, pohon gazeta. Me përfundimin e luftës federata kishte lansuar një aksion të pashembullt për kthimin – dhe Fuhrer i thërriste të gjithë kosovarët pa leje të rregullt qëndrimi që të ktheheshin në vendlindje. Kush nuk shkoi vullnetarisht, u dëbua. ks