Kur dikush largohet gjithçka që është krijuar kthehet

Foto: Shutterstock



Për Marjan K.

Nga përqafimi tek qoshja do të kuptosh
se dikush diku po ikën. Gjithmonë është kështu.
Jetoj mes dy të vërtetash
si neoni që dridhet
në korridor të zbrazët. Zemra ime mbledh
gjithmonë e më shumë njerëz, sepse ata nuk janë më.
Kështu është gjithmonë. Çerekun e zgjimit
e humbasim në drithërima. Gjërat i harrojmë
ende pa i humbur –
Fletoren e bukurshkrimit, për shembull.
Asgjë nuk është e re. Ndenjësja në autobus
është gjithmonë e ngrohtë.
Fjalët e fundit zhvendosen
si kova të anuara në një zjarr të zakonshëm vere.
Nesër e njëjta gjë përsëri –
fytyra përpara se të zhduket nga fotografia
në fillim do humbasë rrudhat. Kur dikush largohet,
gjithçka që është krijuar kthehet.

Nga maqedonishtja: Milena SELIMI