Kur bie shi të dielën

Foto: Shutterstock



Kur bie shi të dielën dhe je vetëm
i hapur ndaj botës po asnjë hajdut s’vjen
dhe as ndonjë i pirë apo armik nuk troket në derë,
kur bie shi të dielën dhe ti je i shkretuar
dhe nuk mund të imagjinosh të rrosh pa trupin
apo të mos jetosh pasi ke atë,
kur bie shi të dielën dhe ti je me veten
mos mendo të bisedosh me veten tënde.
Pastaj është një engjëll që di, vetëm ato që janë lart
pastaj është një djall që di, vetëm ato që janë poshtë.

Një libër është në pritje, një vjershë në çlirim.