Kur

Nazim Hikmet



Detrat më të bukur
Nuk janë kapërcyer ende.
Fëmija më i bukur
Ende nuk është rritur.
Ditët tona më të bukura
Nuk i kemi rrojtur ende.
Dhe fjalët më të bukura
Që doja të thosha ty
Ende nuk i kam thënë.