Kundërvajtësi i bën për spital dy policë trafiku në Obiliq

Në fshatin Shkabaj të komunës së Obiliq, Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, bën me dije se dje rreth orës 19:00, ka ndodhur një sulm ndaj personit zyrtar.




I dashuri, i cili është arrestuar, ka sulmuar dy policë trafiku të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

«Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët e PK-së. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor», thuhet në raport, transmeton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.