Kundër ndarjes, për pranimin e realitetit në Kosovë

Zgjidhja për Kosovën nuk guxon t’i harrojë njerëzit: Fjala e redaktores së portalit crnobelisvet.com, Sanja Sovërliq, në kuadër të dialogut të brendshëm mbi Kosovën, të cilin e ka organizuar Grupi punues për kapitullin 35 në kuadër të Konventës kombëtare mbi Bashkimin Europian. Në tubim ka marrë pjesë edhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mitrovica.



Kohëve të fundit po dëgjohen gjithnjë e më shumë tregimet për ndarjen e Kosovës apo këmbimin e territoreve. Zgjidhje të tilla jo vetëm që nuk mund t’i zgjidhin problemet ekzistuese, por do të krijojnë edhe të reja. Do të përkujtoj se Serbia e ka filluar integrimin e veriut në shoqërinë kosovare me plotësimin e obligimit të marrë nga Marrëveshja e Brukselit. Më saktësisht, me nxitjen e komunitetit serb për të dalë në zgjedhjet e Kosovës. Kush mund të marrë guximin e t’u thotë qytetarëve «kemi luajtur me ju për pesë vite, hajde tash t’i heqim ato komuna dhe t’ju riintegrojmë përsëri». Pra, ndarja e as këmbimi nuk janë zgjidhje e mirë për askënd e sidomos jo për serbët të cilët jetojnë në jug të Ibrit. Çka do që të përfshijë plani i përgjithshëm për Kosovën dhe çfarëdo që të jetë zgjidhja përfundimtare, ajo nuk guxon t’i harrojë njerëzit.

NDALOHET BOTIMI NGA MEDIA TË TJERA

Serbët e Kosovës, në letër, janë qytetarë të Serbisë dhe qytetarë të Kosovës, por po ashtu janë qytetarë të rendit të dytë edhe në njërin, edhe në sistemin tjetër. Këtë më së miri e tregon problemi i dokumenteve, sepse shumica nuk e kanë të lehtë t’i marrin ato të Kosovës, ndërsa pasaportat të cilat i jep Republika e Serbisë nuk janë të njëjta si ato çfarë i kanë qytetarët në Serbi. Shumë serbë të Kosovës provojnë t’i ndërrojnë vendbanimet, në mënyrë që me adresën e banimit në Serbi më lehtë t’i marrin pasaportat për të cilat nuk është e nevojshme viza. Por edhe këtu ka probleme, sepse ata janë nën kontroll shumë më të madh në këtë proces.

NDALOHET BOTIMI NGA MEDIA TË TJERA

Për shembull, nga Çaçaku mund të zhvendosesh në Beograd apo në cilindo qoftë qytet në Serbi, por nëse jeni nga Leposaviqi, Mitrovica veriore, Osojani, Pasjani, Zubin Potoku apo cilido qoftë vend tjetër në Kosovë procedura është dukshëm më e komplikuar. Serbia nuk do ta ruajë strukturën etnike me atë që serbët do t’i mbajë me forcë në Kosovë, por me atë që do të provojë t’u sigurojë jetë si ka hije në rrethanat çfarë janë dhe realitetit çfarë ekziston. Kjo do të thotë që të jenë qytetarë me të drejta të plota të Serbisë, por po ashtu edhe duke i kërkuar të drejtat e tyre te ata të cilët kanë pushtet efektiv në Kosovë.

Dy mësime pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Siguria është njëri prej problemeve më të mëdha në veriun e Kosovës. Nuk do të doja të zvogëloj rëndësinë e sfidave të tjera të sigurisë, por njëri prej treguesve të mjedisit të pasigurt është edhe vrasja e Oliver Ivanoviqit – njeriut, i cili sigurinë e ka theksuar si problemin më të madh në Mitrovicën Veriore. Para kësaj është krijuar atmosferë linçimi ndaj tij. Edhe njëherë do të përkujtoj se madje është prodhuar dhe emetuar një spot, në një televizion me frekuencë nacionale, me të cilin është vënë në shënjestër. Kush do që ta ketë vrarë, ka mundur të jetë i bindur se ka bërë gjënë e duhur, sepse atmosferë e tillë ishte krijuar. Në qoftë se vërejtjet e tij për çështjen e sigurisë nuk kanë mjaftuar, a na mjaftojnë tash kur ai s’është më?

NDALOHET BOTIMI NGA MEDIA TË TJERA

Do të duhej të mësojmë diçka pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe këto janë dy gjëra: Siguria është njëri prej problemeve më të mëdha në veriun e Kosovës. Jam e sigurt se ka pasur politikanë, të cilët nuk janë ndjerë mirë pas kësaj vrasjeje. Nga kjo rrjedh mësimi i dytë – lufta politike nuk e arsyeton përdorimin e mjeteve, të cilat i përjashtojnë argumentet dhe debatin e njerëzishëm, ndërsa e fyejnë dinjitetin. Mbajeni mend një gjë – ata të cilët sot e kritikojnë pushtetin e shtetit të cilin e konsiderojnë të vetin, me lehtësi do të luftojnë për të drejtat e tyre në Prishtinë, ruajini njerëzit e tillë, në vend që t’i diskreditoni pa argumente.

Si t’i mbajmë të rinjtë në Kosovë?

Arsimi, po ashtu, është një çështje shumë e rëndësishme, sepse universiteti është vend kyç tubimi i të rinjve në Kosovë. Në fjalën time, të cilën e kam mbajtur gjatë tryezës së rrumbullakët në Llapnasellë, zoti Selakoviq (shefi i kabinetit të Vuçiqit, v.j.) ka thënë se ka takuar shumë të rinj shqiptarë, të cilët janë shkolluar në universitete cilësore në Perëndim dhe flasin nga 5, 6 apo 7 gjuhë botërore. Edhe unë kam pyetur veten, me këtë rast, se cila është përgjigjja e brezit tonë në këtë? Pajtohen në tërësi me këtë ekspoze. Edhe unë kam pyetur veten se cilat janë përgjigjet tona në këtë dhe kam ardhur në dy.

E para është ajo në harmoni me diskursin publik, i cili mund të dëgjohet në Serbi. Serbët e tillë, te të cilët, bashkë me arsimimin vjen edhe të menduarit kritik, janë mercenarë të huaj dhe tradhtarë të atdheut. Propozimi i dytë është gjetja e përgjigjes së gjeneratës. Inkurajojini serbët në Universitetin e Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë që t’i shfrytëzojnë mundësitë të cilat i kanë në Kosovë. Ka shumë programe për master dhe studime të doktoratës, për ngritje profesionale në botën e jashtme dhe në Kosovën. Në ato programe serbët nuk marrin pjesë, apo janë në numër të paktë. Pse nuk i inkurajoni për t’i marrë dokumentet e Kosovës dhe të shfrytëzojnë mundësitë të cilat ekzistojnë. Si është e mundur që përfaqësuesit e serbëve mund t’i shfrytëzojnë dokumentet e Kosovës, të marrin pjesë në procese për të cilat kanë nevojë, madje edhe të jenë në pushtet me Ramush Haradinajn, kurse të rinjtë të mos i shfrytëzojnë mundësitë, me të cilat nuk ndikojnë në çështjet statusore.

NDALOHET BOTIMI NGA MEDIA TË TJERA

Zyrtarët qeveritarë shpesh e vizitojnë Universitetin. Pse nuk u thonë dekanëve, studentëve, profesorëve që të bashkëpunojnë me organizatat joqeveritare, sepse edhe kjo është mënyrë që të arrijnë njohur të reja e shkathtësi. Për shembull, gjykata tash punon sipas ligjeve të Kosovës dhe jeni lëvduar me fitoret në bisedime sepse do të ketë studime serbe. E kush do të punojë në atë gjykatë në qoftë se studentët nuk e njohin kornizën ligjore, sipas të cilës funksionon gjykata. E njëjta gjë ndodh edhe me institucionet e vetëqeverisjes e të tjerat. E vetmja mënyrë është të bashkëpunojnë me shoqërinë civile, në të cilën punojnë njerëzit, të cilët i kanë dhënë kontribut të rëndësishëm procesit të Brukselit. Angazhimi për pjesëmarrje në këto procese duhet të jetë publik nëpërmjet paraqitjeve publike dhe deklaratave në medie.

Jetë si ka hije apo shpërngulje e serbëve

Këto janë vetëm disa nga problemet e komunitetit serb në Kosovë, ndërsa kam provuar të paraqes edhe propozimet për zgjidhje. Në qoftë se nuk do të krijohen kushtet, në të cilat serbët nga Kosova do të mund të kenë jetë si ka hije dhe në qoftë se nuk inkurajohen për të luftuar për të drejtat e tyre në harmoni me, siç thuhet sot, realitetin në terren, atëherë mbetet që Serbia çështjen e Kosovës ta zgjidhë me shpërnguljen e serbëve, që do ta pranoni se nuk është zgjidhja më e mirë. Apo do të lejojnë që vetë të shpërngulen të lodhur nga gjithë ato që sot i përjetojnë. Ndërsa janë bukur të lodhur dhe nuk e di sa do të qëndrojnë.