Kullat e planit të stadiumit të ri të Cyrihut shkaktojnë debat publik

Qyteti i Cyrihut e ka prezantuar projektin për stadiumin e ri me dy kulla. Reagimet e opinionit kanë qenë të menjëhershme.

Imazh nga plani për stadiumin e ri të Cyrihut (marrë nga Tages Anzeiger). Foto: HRS Real Estate AG

Janë shqyrtuar pesë projekte për stadiumin e ri të qytetit të Cyrihut. Vetëm njëri i përmbush të gjitha kushtet e kërkuara: ky është projekti «Ensamble» i dy investitorëve – HRS Investment AG dhe Credit Suisse, i cili bri stadiumit parasheh edhe një kompleks banesash me 173 banesa komunitare. Dhe, kryetari i klubit futbolllistik të Cyrihut, Stephan Anliker, është i lumtur me projektin: «Një stadium i ri domethënë kënaqësi dhe zhvillim për qytetin – dhe na sjell sponsorë të rinj», është shprehur ai për Tages Anzeiger. Ai me këtë projekt pret një numër më të madh të vizitorëve.

Stadiumin me një kapacitet prej 18’500 vendesh Partia Demokristiane e Cyrihut e konsideron të arsyeshëm. Atë e gëzon fakti që statdiumin do të mund ta shfrytëzojnë që të dy klubet futbollistike të Cyrihut. Ajo vëren më tutje se pas projektit qëndrojnë dy investitorë, të cilëve mund t’u besohet realizimi i tij. Për më tepër, e përshëndet edhe koorporatën e ndërtimit të Cyrihut ABZ, e cila e siguron ndërtimin e banesave komunitare.

Grupi i Interesit «IG Hardturmquartier» një shoqatë joqeveritare që angazhohet për zhvillimin e kësaj pjese të Cyrihut, asaj perëndimore, në parim e miraton projektin. Ajo ka qenë e përfaqësuar në jurinë e konkursit, mirëpo nga kjo shoqatë druajnë një rezistencë në lagje, sidomos lidhur me dy kullat dhe «hijen» e tyre. Karin Rykart përfaqësuese e shoqatës në juri është vetë banore e lagjes së stadiumit. Ajo thotë se me këtë projekt do të dendet popullsia e arealit, por e përshëndet faktin që qyteti aty po ndërton banesa të komunitare, megjithëse çmimi që do të paguajë për kullat është i lartë.

Ndërtimin e banesave komunitare dhe stadiumin e përshëndet edhe Partia Socialiste për Cyrihun. Mirëpo, për koopresidenten e saj, Gabriela Rothenfluh, shumë çështje të projektit nuk janë sqaruar akoma, sidomos qëndrueshmëria e dy kullave dhe kostoja e banesave, të cilat nuk po administrohen nga koorporata e ndërtimit të Cyrihut ABZ. Ajo llogarit që investitorët aty do të ndërtojnë banesa të shtrenjta të një standardi të lartë, që të mund të subvencionohet stadiumi. Për të, në këtë lagje nuk ka nevojë për banesa luksoze dhe hapësiara të zbrazëta zyrash.

Nuk kanë vonuar as reagimet në rrejtet sociale. Këshilltari komunal i Cyrihut nga partia e të gjelbërtve, Felix Moser, është skeptik nëse dy kullat me banesa dhe zyra afariste, për 11 metra më të larta se kulla më e lartë e Cyrihut momentalisht, do të mbështeten gjerësisht. Ndërkaq një politikan i Partisë Liberale projektin e sheh si një sukses të përpjekjeve kundër përdorimit të parave të taksapaguesve për ndërtimin e një stadiumi. Ndërkohë mëseohet që Qyteti i Cyrihut nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë ndërmarrje.

Postime të tjera në rrejtet sociale satdiumin e shohin si një zar nën hijen e kullave. Sipas tyre, ai më shumë duket si një «Apple Store», sesa si një stadium. Të tjerë e krahasojnë atë me stadiume të tjera në Zvicër, siç është ai i Luzernës.

Ndërkohë që në opinionin publik shqiptar ende nuk është shuar plotësisht debati lidhur me planin e stadiumit të ri të Tiranës me një kullë biznesi të ngjitur në të. ks