Kujtoj

Aurora boreale në Finlandë. Foto: Shutterstock

Kujtoj
prindërit që më kanë përkëdhelur
lodrat dhe shokët e shoqet e fëmijërisë

dëshirimin dhe mundimin
e dashurisë sime të parë

Venedikun Luzernin rivierën
dhe Izraelin

Hölderlinin Traklin
Kafkën dhe Celanin

geton transportet e vdekjes
urinë dhe frikën

aksidentin
shtratin e përjetshëm miqtë
që më braktisën dhe njerëzit
që më qëndrojnë pranë

Kujtoj plogështinë
e trupit tim
fuqinë e mendimit
fjalët magjike dhe
magjinë e jetës

Vdekja që ma bën me dorë
mendon për mua

(Përktheu: E.R.)