Kujtesë imigrantëve të mundshëm

Foto: Shutterstock



Ju, ose do të hyni
në këtë derë
ose nuk do të hyni.

Nëse hyni
ekziston gjithmonë rreziku
të mbani mend emrin tuaj.

Do të jeni të dyzuar
dhe ju do të vazhdoni drejt
pa tentuar të ndryshoni gjë.

Nëse nuk hyni
është e mundur
të jetoni denjësisht

të ruani të njëjtin qëndrim
t’u përmbaheni mendimeve tuaja
të vdisni burrërisht

por shumë gjëra do ju verbojnë,
shumëçka do ju shmanget,
dhe s’dihet me çfarë çmimi.

Vetë dera
Nuk bën premtime.
Ajo është veçse një derë.

Përktheu Rudi Bobrati