Kujt do t’i besojë votuesi?

Tri deklarata të tre kandidatëve për kryeministër të Kosovës.

Ilustrimi: Shutterstock



Albin KURTI, Vetëvendosje
«Me mua kryeministër do të luftohet krimi e korrupsioni e do të reformohet sistemi i drejtësisë. Disa nga këta pushtetarët e djeshëm, të njohur për haraçe, korrupsion e krime të rënda, do t’i shihni në burg. Qeveria jonë nuk do t’i mbrojë të korrupruarit dhe kriminelët. Ata do t’i mbrojë avokati. S’do të ketë ulëse pushteti por veçse krevat burgu për ta. Qytetari i Kosovës do të jetë i barabartë përpara ligjit dhe institucionit me cilindo tjetër, qoftë ai i pasur, qoftë nga ndonjë vend tjetër. Policia, prokuroria e gjykatat do të shkëputen prej partive që i kanë kapur dhe do të drejtohen nga njerëz profesionistë që do të mbrohen nga shteti e nga shoqëria jonë. Mafia do të luftohet në tërësinë e saj, me intensitet të lartë. E, në atë sistem drejtësie të pavarur, do të shpresojmë të shohim më në fund edhe të vihet drejtësia për rastin e Astrit Deharit, por edhe për shumë raste të tjera. (…) … edhe me ndërkombëtarët synoj ta përfaqësoj Kosovën ndershmërisht si shtet sovran. Me ta ne do të ndërtojmë partneritet të mirëfilltë pa armiqësi e pa servilitet».

Dr. Avdullah HOTI, LDK
«Ju ftoj që nga tani t’i hyjmë punës kudo, të shkojmë në çdo shtëpi, në çdo lagje, fshatra e qytete, në çdo cep të Kosovës. Ne e kemi për detyrë dhe rastin e lavdishëm që përfundimisht ta shpëtojmë Kosovën nga krimi dhe korrupsioni, nga padija dhe izolimi».

Ramush HARADINAJ, AAK
«Atë ditë që ia nisi punës, lirisht mund të thuani, <Bac u kry>. Do ta bëjmë një Kosovë që i del zot atij që jeton dhe lind në këtë vend».