Hajredin Kuçi, i cili për pak kohë do të ushtrojë detyrën e ministrit të Drejtësisë, do të jetë zëvendëskryeministër ndërsa Enver Hoxhaj është emëruar ministër i Punëve të Jashtme.
Gjatë zyrtarizimit, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se me Isa Mustafën, kryetarin e LDK-së, është marrë vesh për një etapë të re të qeverisjes së tyre. Ai ka thënë se me kryeministrin është marrë vesh për përmirësimin e situatës ekonomike të Kosovës.
«Jemi marrë vesh që në vitin 2017 të fillojmë me ligjin për sigurime shëndetësore, e di që është situatë e vështirë, por ne do të vazhdojmë me përmirësimin e shëndetësisë në Kosovë», ka thënë Veseli.
«Ligjin për Trepçën do ta aprovojmë shumë shpejtë. Do të përkojë me interesat e vendit dhe në të njëjtën kohë interesat e punëtorëve. Po ashtu së bashku me partnerin sot kemi bërë që të kemi dy emërime të reja. Emërime janë pjesë e vazhdës së reformave të qeverisjes së tanishme».