Ku shkon, moj vashë?




Ku shkon moj vashë, moj lule prilli?
E çfarë ke futur aty, në kosh?
Ti zanë mali, hidhi sytë nga djali:
Më jep pak ajkë, apo t’shkoj duarbosh?

T’i dua livadhet, t’i dua lulet,
E dua qumështin..., prit, po nxitohesh?
S’di pse s’guxoj në gjoks të t’pushtoj...
Oh, por tani, pse më zemërohesh?!

T’i dua kodrat, t’i dua luginat,
E dua bagëtinë kur blegërin;
Po sikur nën shqopë, aty mu në gropë,
Dy zemrat tona, bashkë rrinë?

Koshin do të ta vë në një qoshe,
Shallin do të ta shtrij nëpër arë;
Ç’t’u skuq faqja, çeli manushaqja,
Kur një puthje ta dhashë mbi bar.

E përktheu: Rudi BOBRATI