Ku shkojnë votat e emigrantëve shqiptarë në Zvicër?




CVP ka zbuluar një burim votash në komunitetin e shqiptarëve të Zvicrës. Ajo është lidhur me partinë e cila në Kosovë e ka kryeministrin. Raporton «Schweiz am Sonntag»

Dy gazetarët, Pascal Ritter und Alan Cassidy, marrin shkas nga takimi i së mërkurës midis përfaqësuesve të CVP-së dhe LDK-së në një restoran në Glattbrugg të Cyrihut. Në mesin e shqiptarëve që festojnë 25 vjetorin e krijimit të LDK-së në Zvicër spikat sekretarja e përgjithshme e CVP-së, Béatrice Wertli.

Sipas gazetarëve, ajo nuk e ka keq: shqiptarët janë një komunitet prej 100’000 personave të vendosur prej kohësh në Zvicër dhe dhjetëra mijëra të tjerëve të tërhequr më vonë. Shumë prej tyre janë simpatizantë të LDK-së, e cila tani në Kosovë e ka kryeministrin, ndërsa «te CVP-ja shohin një parti motër». Përfaqësues të LDK-së u pritën në mars të këtij viti nga kryetari i CVP-së, personalisht, në Parlamentin zviceran. Një takim që ka pasur jehonë edhe në mediat shqiptare. Mesazhi: Ka ardhur koha që të shqiptarët e Zvicrës të përfshihen në jetën politike të këtushme, transmeton media. Dhe për këtë «CVP-ja i ka dyert hapur».

Në takimin e Glattbruggut nis të konkretizohet ky vizion. CVP-ja i fton shqiptarët e me shtetësi zvicerane të kandidojnë për këtë parti, dhe me sukses: Së paku 11 kandidatë me prejardhje kosovare do të kandidojnë në lista të ndryshme të CVP-së në Zvicër.

Edhe një keqkuptim e sqarojnë gazetarët në raportin e tyre. Për CVP-në nuk luan ndonjë rol fakti që shumë kosovarë janë të besimit islam, ndërsa ajo vet është e krishterë, «çka ajo për ndryshe e nuk rri pa e theksuar». Sekretarja e CVP-së nuk flet hapur për një partneritet midis CVP-së dhe LDK-së. Ajo më me dëshirë raporton për anëtarësinë e përbashkët të këtyre dy partive në unionin e partive popullore europiane dhe marrëdhënien me LDK-në e krahason me kontaktin që ka me partitë e tjera. Shkurt: «Jemi të lumtur për të gjithë ata që angazhohen për CVP-në dhe madje kandidojnë në zgjedhje për atë», citohet ajo.

Më pak të përmbajtur për këtë marrëdhënie janë në degën e LDK-së së Zvicrës. Të rinjtë e CVP-së nga Kosova tregojnë me krenari selfiet me ministren Leuthard dhe kryetarin e partisë Darbellay, të bëra në margjina të takimeve partiake. Një përfaqësues i lartë i degës së LDK-së së Zvicrës së fundmi është bërë anëtar i CVP-së. Ndërsa marrëdhënien midis këtyre partive e qaujnë «një raport win-win. Ne kandidojmë në listën e CVP-së dhe ajo përfiton nga potenciali ynë».

Ndërkaq CVP-ja nuk është vetmja parti zvicerane, e cila për në zgjedhjet e ardhshme llogarit te zviceranët me sfond emigracioni. SP-ja që në 2012-tën ka themeluar një Grup të Emigrantëve për një përfaqësim më të mirë të zviceranëve me rrënjë të huaja në listat zgjedhore. Dhe shumë prej tyre ndërkohë janë afirmuar në rrafshin kantonal.

Angazhimi i personave me sfond emigracioni është pothuajse një licencë e SP-së. Suksesin e kësaj politike e mbështesin edhe studimet politologjike që janë bërë lidhur me zgjedhjet e 2011-tës, ku SP-ja del si partia më e votuar nga emigrantët. Kandidatë me sfond migracioni tani më prej kohësh gjen edhe te partitë e djathta, të ashtuquajtura qytetare. Te të gjelbërtit dhe liberalët e gjelbërt – gjithashtu. Ata më pak hasen te FDP-ja dhe SVP-ja.

Raporti i «Schweiz am Sonntag» vëren që shumë prej këtyre kandidatëve gjinden krejt në fund të listave zgjedhore. Ai citon ish politikanin e EVP-së, Blerim Bunjaku, i cili i ka kritikuar partitë zvicerane se bashkëatëdhetarët e tij po i shfrytëzojnë si furnizues votash. Këtë e konfirmojnë, pak a shumë, edhe kandidatë të partive të tjera dhe me tjetër prejardhje etnike. ksCVP ka zbuluar një burim votash në komunitetin e shqiptarëve të Zvicrës. Ajo është lidhur me partinë e cila në Kosovë e ka kryeministrin. Raporton «Schweiz am Sonntag»

Dy gazetarët, Pascal Ritter und Alan Cassidy, marrin shkas nga takimi i së mërkurës midis përfaqësuesve të CVP-së dhe LDK-së në një restoran në Glattbrugg të Cyrihut. Në mesin e shqiptarëve që festojnë 25 vjetorin e krijimit të LDK-së në Zvicër spikat sekretarja e përgjithshme e CVP-së, Béatrice Wertli.

Sipas gazetarëve, ajo nuk e ka keq: shqiptarët janë një komunitet prej 100’000 personave të vendosur prej kohësh në Zvicër dhe dhjetëra mijëra të tjerëve të tërhequr më vonë. Shumë prej tyre janë simpatizantë të LDK-së, e cila tani në Kosovë e ka kryeministrin, ndërsa «te CVP-ja shohin një parti motër». Përfaqësues të LDK-së u pritën në mars të këtij viti nga kryetari i CVP-së, personalisht, në Parlamentin zviceran. Një takim që ka pasur jehonë edhe në mediat shqiptare. Mesazhi: Ka ardhur koha që të shqiptarët e Zvicrës të përfshihen në jetën politike të këtushme, transmeton media. Dhe për këtë «CVP-ja i ka dyert hapur».

Në takimin e Glattbruggut nis të konkretizohet ky vizion. CVP-ja i fton shqiptarët e me shtetësi zvicerane të kandidojnë për këtë parti, dhe me sukses: Së paku 11 kandidatë me prejardhje kosovare do të kandidojnë në lista të ndryshme të CVP-së në Zvicër.

Edhe një keqkuptim e sqarojnë gazetarët në raportin e tyre. Për CVP-në nuk luan ndonjë rol fakti që shumë kosovarë janë të besimit islam, ndërsa ajo vet është e krishterë, «çka ajo për ndryshe e nuk rri pa e theksuar». Sekretarja e CVP-së nuk flet hapur për një partneritet midis CVP-së dhe LDK-së. Ajo më me dëshirë raporton për anëtarësinë e përbashkët të këtyre dy partive në unionin e partive popullore europiane dhe marrëdhënien me LDK-në e krahason me kontaktin që ka me partitë e tjera. Shkurt: «Jemi të lumtur për të gjithë ata që angazhohen për CVP-në dhe madje kandidojnë në zgjedhje për atë», citohet ajo.

Më pak të përmbajtur për këtë marrëdhënie janë në degën e LDK-së së Zvicrës. Të rinjtë e CVP-së nga Kosova tregojnë me krenari selfiet me ministren Leuthard dhe kryetarin e partisë Darbellay, të bëra në margjina të takimeve partiake. Një përfaqësues i lartë i degës së LDK-së së Zvicrës së fundmi është bërë anëtar i CVP-së. Ndërsa marrëdhënien midis këtyre partive e qaujnë «një raport win-win. Ne kandidojmë në listën e CVP-së dhe ajo përfiton nga potenciali ynë».

Ndërkaq CVP-ja nuk është vetmja parti zvicerane, e cila për në zgjedhjet e ardhshme llogarit te zviceranët me sfond emigracioni. SP-ja që në 2012-tën ka themeluar një Grup të Emigrantëve për një përfaqësim më të mirë të zviceranëve me rrënjë të huaja në listat zgjedhore. Dhe shumë prej tyre ndërkohë janë afirmuar në rrafshin kantonal.

Angazhimi i personave me sfond emigracioni është pothuajse një licencë e SP-së. Suksesin e kësaj politike e mbështesin edhe studimet politologjike që janë bërë lidhur me zgjedhjet e 2011-tës, ku SP-ja del si partia më e votuar nga emigrantët. Kandidatë me sfond migracioni tani më prej kohësh gjen edhe te partitë e djathta, të ashtuquajtura qytetare. Te të gjelbërtit dhe liberalët e gjelbërt – gjithashtu. Ata më pak hasen te FDP-ja dhe SVP-ja.

Raporti i «Schweiz am Sonntag» vëren që shumë prej këtyre kandidatëve gjinden krejt në fund të listave zgjedhore. Ai citon ish politikanin e EVP-së, Blerim Bunjaku, i cili i ka kritikuar partitë zvicerane se bashkëatëdhetarët e tij po i shfrytëzojnë si furnizues votash. Këtë e konfirmojnë, pak a shumë, edhe kandidatë të partive të tjera dhe me tjetër prejardhje etnike. ks