«Ku ngeli ‹party-nacionalizmi›?

Zvicra fiton, shqiptarët festojnë – thotë Tages Anzeiger. Cilat janë shpjegimet për pasivitetin e zviceranëve, pyet ajo në një anketë.

Foto: F8 studio / Shutterstock.com

Gjithandej shkaba dykrenare, asnjë kryq i bardhë – ikështu i paraqitet peisazhi i këtyre ditëve të para të Kampionatit Europian në Zvicër gazetës. Vetëm disa sirena me gjysmë zemre bëjnë tifozeri për Zvicrën. Pak a shumë kështu është dukur atmosfera edhe në baret e shumtë gjatë kampionatit.

Zvicra nuk ka treguar kushedi se çfarë loje, megjithatë nuk mund të jetë kjo arsyeja e mundgesës së entuziazmit gjatë turneut europian të futbollit. Fitorja është fitore, ndonjë rezultat shumë më spektakolar nuk kanë treguar edhe favoritët e kampionatit – Gjermania dhe Franca. Ja disa shpjegime përse mungon euforia në kampin zviceran, sipas gazetës:

  • Festa është një viktime e korrektësisë politike. Zvicëranët janë ndrojtur të festojnë, me qëllim që të mos perceptohen si shqiptarë. Mungesa e entuziazmit është në njëfarë mënyre formë e solidaritetit me një diasporë.
  • Ndoshta është e kundërta: Zviceranët nuk festojnë për shkak se kombëtarja e tyre iu duket tepër shqiptare.
  • Zvicra nuk është pjesë e UE-së e as nuk ka ambicie për të qenë e tillë. A mos reflekton ky euro-skepticizëm, që është vërejtur edhe në Eurovision Song Contest, në kampionatin Europian të Futbollit?
  • Zviceranëve për të festuar njimend iu duhet mjaftueshëm alkohol në gjak. Dhe, ndeshja me Shqipërinë në ora 15 ishte shumë herët…?
  • Duke qenë se Zvicra karakterizohet nga një hendet politik dhe kulturor mes për mes vendit, mungon ndjenja kolektive e identitetit. ks