Ku ngasin njerëzit më së shumti biçikletë?




Një studim tregon për herë të parë sa sa përdoret biçikleta në aglomeracione. Ekzistojnë ndryshime të mëdha ndërmjet vendeve, raporton Tages Anzeiger.

Askund në Zvicër nuk përdoret biçikleta më shumë në Burgdorf. Është Komuna e Emmentalit ajo që prej vitesh e stimulon trafikun e ngadaltë – në këmbë ose me biçikletë. Ky është një konkluzion i studimit të Zyrës për Mobilitet. Në 1996-tën në qendër të qytetit u krijua një sipërfaqe e trafikut të përzier, të cilën e shfrytëzonin këmbësorët, biçiklistët dhe ata me vetura. Këmbësorët kanë gjithandej përparësi, ndërsa shpejtësia maksimale për vetura është 20 km/h. E ashtuquajtura zonë e takimit u lansua si një provë, në 1998-tën Enti Federal i Rrugëve lëshoi një leje të paafatizuar për të, ndërsa në vitin 2002 ideja e Burgdorfit u bë pjesë e së Drejtës Zvicerane të Trafikut. Dyshimet fillestare pas pak vitesh janë shndërruar në një aprovim, sikurse ka treguar intervestimi i komunitetit. Këto zona të takimeve tani janë përhapur edhe në vise tjera të banuara.

Po në Burgdorf ka lindur edhe një ide tjetër për subvencionimin e trafikut të ngadaltë me karakter shembullor. Kur burgdorfianët dalin të bëjnë pazar, transportin e gjërave të blera ia besojnë një shërbimi biçikletash. Sipas studimit, kjo shprehi bën që njerëzit t’i lënë veturat në shtëpi. Shërbimi i biçikletave është pjesë e një Qendre Shërbimi Biçikletash – unikale në Zvicër. Ky shërbim ka filluar në vitin 1997 si një stacion biçikletash, sot ofrojnë 150 punëtorë në tre pika shërbime kuriri me biçikletë, biçikleta me qira apo ndreqje biçikletash. «Ky projekt ka fituar edhe vëmendejen e ekspertëve ndërkombëtarë të trafikut», është shprehur njëri prej autorëve zë studimit.

Burgdorfi mund ta rrisë hisen e përdorimit të biçikletave nëse orientohet nga metodat e metropoleve ndërkombëtare biçikliste dhe investon më tutje në infrastrukturën e trafikut të biçikletave, siç janë shtigjet e shpejta për biçikleta.

Në maja të përdorimit të biçikletës figurojnë edhe aglomeracione, të cilat nuk janë spikatur për subvencionimin e këtij trafiku: Heerburgg dhe Buchs SG. Sipas studimit, në këto dy vende ngitet pokaq shumë biçikletë sa edhe në Burgdorf: 13 për qind të trafikut të përgjithshëm.

Studimi nuk i tematizon arsyet për këtë, por një autor i tij supozon që klima dhe topografia i joshin ata që i japin biçikletës. Edhe infrastruktura e shtrirë e trafikut ofron një ndjenjë sigurie për biçiklistët. Përveç kësaj, është tradita dhjetëravjeçare e qarkullimit me biçikletë e komunitetit. Edhe në anën tjetër të lumit Rajna biçikletat përdoren me të madhe. Në Voralberg përdorimi i saj shkon në 20 për qind, dhe me këtë arrin majat e saj në Austri. Një arsye për këtë mund të ishte rrjeti jo edhe aq i përsosur i trafikut publik në zonën ndërkufitare.

Më së paku, me më pak se 0,5 përqind, biçikleta shfrytëzohet në La Chaux-de-Fonds dhe Le Locle. Me masa, të cilat janë treguar të suksesshme në vendet tjera të Zvicrës, hisja e përdorimit të biçikletës mund të rritej për 1’800 për qind. ksNjë studim tregon për herë të parë sa sa përdoret biçikleta në aglomeracione. Ekzistojnë ndryshime të mëdha ndërmjet vendeve, raporton Tages Anzeiger.

Askund në Zvicër nuk përdoret biçikleta më shumë në Burgdorf. Është Komuna e Emmentalit ajo që prej vitesh e stimulon trafikun e ngadaltë – në këmbë ose me biçikletë. Ky është një konkluzion i studimit të Zyrës për Mobilitet. Në 1996-tën në qendër të qytetit u krijua një sipërfaqe e trafikut të përzier, të cilën e shfrytëzonin këmbësorët, biçiklistët dhe ata me vetura. Këmbësorët kanë gjithandej përparësi, ndërsa shpejtësia maksimale për vetura është 20 km/h. E ashtuquajtura zonë e takimit u lansua si një provë, në 1998-tën Enti Federal i Rrugëve lëshoi një leje të paafatizuar për të, ndërsa në vitin 2002 ideja e Burgdorfit u bë pjesë e së Drejtës Zvicerane të Trafikut. Dyshimet fillestare pas pak vitesh janë shndërruar në një aprovim, sikurse ka treguar intervestimi i komunitetit. Këto zona të takimeve tani janë përhapur edhe në vise tjera të banuara.

Po në Burgdorf ka lindur edhe një ide tjetër për subvencionimin e trafikut të ngadaltë me karakter shembullor. Kur burgdorfianët dalin të bëjnë pazar, transportin e gjërave të blera ia besojnë një shërbimi biçikletash. Sipas studimit, kjo shprehi bën që njerëzit t’i lënë veturat në shtëpi. Shërbimi i biçikletave është pjesë e një Qendre Shërbimi Biçikletash – unikale në Zvicër. Ky shërbim ka filluar në vitin 1997 si një stacion biçikletash, sot ofrojnë 150 punëtorë në tre pika shërbime kuriri me biçikletë, biçikleta me qira apo ndreqje biçikletash. «Ky projekt ka fituar edhe vëmendejen e ekspertëve ndërkombëtarë të trafikut», është shprehur njëri prej autorëve zë studimit.

Burgdorfi mund ta rrisë hisen e përdorimit të biçikletave nëse orientohet nga metodat e metropoleve ndërkombëtare biçikliste dhe investon më tutje në infrastrukturën e trafikut të biçikletave, siç janë shtigjet e shpejta për biçikleta.

Në maja të përdorimit të biçikletës figurojnë edhe aglomeracione, të cilat nuk janë spikatur për subvencionimin e këtij trafiku: Heerburgg dhe Buchs SG. Sipas studimit, në këto dy vende ngitet pokaq shumë biçikletë sa edhe në Burgdorf: 13 për qind të trafikut të përgjithshëm.

Studimi nuk i tematizon arsyet për këtë, por një autor i tij supozon që klima dhe topografia i joshin ata që i japin biçikletës. Edhe infrastruktura e shtrirë e trafikut ofron një ndjenjë sigurie për biçiklistët. Përveç kësaj, është tradita dhjetëravjeçare e qarkullimit me biçikletë e komunitetit. Edhe në anën tjetër të lumit Rajna biçikletat përdoren me të madhe. Në Voralberg përdorimi i saj shkon në 20 për qind, dhe me këtë arrin majat e saj në Austri. Një arsye për këtë mund të ishte rrjeti jo edhe aq i përsosur i trafikut publik në zonën ndërkufitare.

Më së paku, me më pak se 0,5 përqind, biçikleta shfrytëzohet në La Chaux-de-Fonds dhe Le Locle. Me masa, të cilat janë treguar të suksesshme në vendet tjera të Zvicrës, hisja e përdorimit të biçikletës mund të rritej për 1’800 për qind. ks