Ku ka momentalisht më së shumti vende të lira pune?

Ndërmjet majit dhe qershorit, numri i shpalljeve të vendeve të lira të punës në Zvicër është rritur për 8,1 për qind. Me këtë vazhdon trendi pozitiv nga muajt e tjerë.

Foto: Billion Photos Shutterstock.com

Në të njëjtën periudhë para një viti oferta për vende pune kishte ngecur për 2,2 për qind, thotë Swiss Job Indexi i ndërmjetësit të punës Michael Page, transmetojnë mediat zvicerane duke iu referuar agjencisë zvicerane të lajmeve sda.

Numrin më të madh të rritjes së shpalljeve të punës ndërmjet muajve maj dhe qershor e ka shënuar Zvicra gjermane me 8,6 për qind. Në të njëjtën periudhë në Zvicrën franceze oferta e punës është rritur për 4 për qind. Simdos e theksuar ka qenë rritja në Zvicrën lindore me 14,2 për qind, pastaj në Zvicrën qëndrore me 9,8 për qind dhe në Zvicërn veri-perëndimore me 8,5 për qind.

Janë kërkuar me të madhe profesioni i inxhinierit dhe specialistë të sektorëve të eksportit si dhe personel në sistemin shëndetësor. Më së shumti vende pune janë shpallur nga mesi i majit deri nga mesi i qershorit – në sektorin e ndërtimit 40 për qind, në tregtinë e madhe dhe në logjistikë 20,8 për qind dhe në kredi dhe financa 17,7 për qind.

Swiss Job Index e matë numrin e vendeve të lira të punës në faqet e internetit të ndërmarrjeve në të gjithë Zvicrën që nga viti 2012. ks