Ku ka më shumë të rinj të papunë?

Për grupmoshën 15 deri 24 vjeç në Zvicër është rritur rreziku të ngelen të papunë. Tages Anzeiger e shqyrton sikuatën e papunësisë së të rinjëve në të të gjithë Europën.

Lajmi i hidhur është: papunësia te të rinjtë po rritet vazhdimisht. Ky është oguri që sjell Qendra për Studime Konjunkturale (KOF) në Shkollën e Lartë Politeknike të Cyrihut, ETH. Studimi iu referohet para së gjithash të rinjëve në Zvicër. Rreziku që grupmosha e 15-24 vjeçarëve të ngelet e papunë është rritur vazhdimisht, konstaton studimi. Në vitin 1991 ishin 4,7 për qind e të rinjëve në Zvicër të papunë, ndërsa sot kjo shifër arrinë në 7,5 për qind.

Ky zhvillim për Qendrën është një arësye që ky grup të kualifikohet si i rrezikuar. Kuota e papunësisë te të rinjtë është më e lartë se te grupmoshat e tjera. Te ajo e 25-39 vjeçarëve papunësia shkon në 4,9 për qind, te 40-54 vjeçarët është 3,4 për qind. Në të gjithë popullatën zvicerane papunësia shkon në 4,4, për qind. Për më tepër, te të rinjtë po rritet edhe rreziku i papunësisë afatgjate; njëlloj edhe këtu në një progresion më të madh se te grupmoshat e tjera. «Gjithmonë e më shumë 15-24 vjeçarë ngelin mbi një vit të papunë», transmeton media.

Sipas studimit, në dy vitet e fundit të prekur nga papunësia dhe rreziku i saj janë sidoms gratë dhe të rinjtë që punojnë në sektorët e afërm me atë të shërbimeve. Njëra ndër arsyet e kësaj, sipas autorëve të studimit, janë kërkesat e punëdhënësve për kualifikime më të mëdha. Studiuesit druajnë që kjo mund të shpiente në një papunësi më të madhe të të rinjëve, sepse ata janë të ‹dënuar› të mos kenë përvojë profesionale. Qendra studimore vjen në përfundimin që papunësia te të rinjtë po vjen duke u përkeqësuar vazhdimisht dhe paralajmëron për efekte afatgjata.

Çështja megjithatë relativohet kur e sheh në plan europian. Këtu Zvicra ndahet shumë mirë! Vetëm Gjermania, thekson raporti, ka një bilac më të mirë, me një papunësi prej 1,7 për qind te të rinjtë. Mesatarja e papunësisë te të rinjtë në UE është 20,6 për qind, trefishi i asaj zvicerane. Edhe në këtë vështrim bie në sy një trend i keqësimit të papunësisë së të rinjtëve. Në Spanjë, në vitin 1992, me 32,2 për qind papunësia e të rinjëve ishte më e larta në Europë. Tani papunësia e 15-24 vjeçarëve në Spanjë shkon në gati 50 për qind. Ende më dramatike situata paraqitet në Greqi: Atje nga 2008-ta papunësia e të rinjëve ka shkuar në 50 përqind. Kjo krizë nga Europa lindore po transferohet në atë jugore, raporton media. Në Itali shkalla e papunësisë së të rinjëve shkon në 41,5 për qind. ks