Ku janë ata djem të ri

Foto: Shutterstock



Ku janë ata pleq bujarë,
që qenë përpara ne,
e ata trima sqimatarë,
të shpejtë si rrufe?

Ku janë ata djelm të ri,
të bukur e të lulzuom,
që pate pamë me sy,
me ta folë e ligjëruom?

Ku janë ata zotërinj,
që dojin me zotënuam
ndë sqime e ndë madëeshti,
këtë jetë tue shkuom?

Ku janë ata perandorë
gjithë shekull nalcuom,
në krye me një kunorë,
gurëshi të paçmuom?

Ku janë ata letërorë
t’urtë e dijes të ndegjuom,
të bardhatë posi borë
letëra tue kënduom?

Ku janë ata gra e vasha
ndë sqime e ndë madhështi,
me petekat të mëndafshta
nolcuom mbë zotëni?

Gjithë mortja i rrëzoi
sikur i pret me shpatë,
për të ri si shukoi,
as të vobegë, as të begatë.