Ku është Kosova është Shqipëria, ku është Zvicra janë edhe shqiptarët…

Në hyrje të stadiumit Arena Fonte Nova në Salvador flitet më shumë portugjezisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Por edhe gjuhë të tjera të tifozëve nga e gjithë bota. Njëra prej tyre është edhe shqipja.

Kujtim SHABANI

Afër Arenës Fonte Nova mbretëron entuziazëm i madh. Ndër të tjerë ndëgjohen edhe shqiptarët. Në një stadium ka pasur tendenca që të hyhet pa biletë, prandaj Federata Botërore e Futbollit ka shtuar numrin e forcave të sigurisë në stadiumet ku zhvillohen ndeshjet e futbollit. Në Salvador avitja në afërsi të arenës lejohet vetëm me biletë, raporton bashkëpunëtori ynë në Brazil, Avedis Simsaryan.

Me forcat e shtuara të sigurisë
Me pjesëtarë të forcave të sigurisë
Në afërsi të stadiumit vetëm me biletë
Në afërsi të stadiumit vetëm me biletë

Ku është Kosova është Shqipëria

Simsaryan na dërgon imazhe nga loja Zvicër-Francë në stadiumin Arena Fonte Nova në Salvador. Në galerinë e stadiumit, ndër shikuesit nga e gjithë bota kanë ngritur folenë e tyre edhe tifozët shqiptarë. Në ballkonin e stadiumit kanë varur flamurin e Kosovës. Dhe ku është ai i Kosovës nuk bën të mungojë ai i Shqipërisë dhe gjith shqiptarëve. Në një vend i sheh njëri mbi tjetrin, në një tjetër vend përbri njëri-tjetrit. Gjithmonë bashkë! Askush nuk e di ta thotë sa shqiptarë kanë shkuar të ndjekin Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil – nga vijnë, si, pse? Por, ata janë aty! Si gjithandej. Populli më i shtërnguar nga regjimet e vizave.

Flamuri i Kosovës dhe ai kombëtar njëri nëder tjetrin
Flamuri i Kosovës dhe ai kombëtar njëri ndër tjetrin
Flamuri i Kosovës dhe ai shqiptar përbri njëri-tjetrit

Ku është Zvicra janë shqiptarët

Shumica e tyre, beson bashkëpunëtori ynë në Brazil, janë tifozë të Zvicrës. Akoma më shumë të futbollistëve me prejardhje shqiptare në radhët e Kombëtares së Zvicës. Pesë shqiptarë lujanë aty. Ata përbëjnë thelbin e ekipit. «Ku janë shqiptarët, është fitorja», thuhej dikur për mercenarët shqiptarë në ushtritë evropiane. Po nuk është e thënë gjithmonë të jetë kështu. Mjafton ata të jenë besnikë. Kjo është dëshmuar në lojërat me piemontin e prejardhjes së tyre, Shqipërinë.

Me Himnin Zviceran
Me Himnin e Zvicrës…
Momente nga loja Zvicër-Francë
Momente nga loja Zvicër-Francë

Një aksident tragjik, lajthitje e një lojtari, një tjetër e portierit, një gol i anuluar, shkoordinim…, një ekip i fortë kundërshtar – mjaftoi për një humbje të thellë. Komentatori zviceran i ndeshjes me rezignim fliste për një rezultat të paparë prej 14 vitesh, kur Zvicra kishte humbur 5:0. Për të kjo ishte fakt i kryer. Dhe ato erdhën: jo një, por dy gola. U ekzekutuan jo nga një, por dy shqiptarë. «Ne treguam karakter», u shpreh pas ndeshjes njëri prej tyre.Në hyrje të stadiumit Arena Fonte Nova në Salvador flitet më shumë portugjezisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Por edhe gjuhë të tjera të tifozëve nga e gjithë bota. Njëra prej tyre është edhe shqipja.

Kujtim SHABANI

Afër Arenës Fonte Nova mbretëron entuziazëm i madh. Ndër të tjerë ndëgjohen edhe shqiptarët. Në një stadium ka pasur tendenca që të hyhet pa biletë, prandaj Federata Botërore e Futbollit ka shtuar numrin e forcave të sigurisë në stadiumet ku zhvillohen ndeshjet e futbollit. Në Salvador avitja në afërsi të arenës lejohet vetëm me biletë, raporton bashkëpunëtori ynë në Brazil, Avedis Simsaryan.

Me forcat e shtuara të sigurisë
Me pjesëtarë të forcave të sigurisë
Në afërsi të stadiumit vetëm me biletë
Në afërsi të stadiumit vetëm me biletë

Ku është Kosova është Shqipëria

Simsaryan na dërgon imazhe nga loja Zvicër-Francë në stadiumin Arena Fonte Nova në Salvador. Në galerinë e stadiumit, ndër shikuesit nga e gjithë bota kanë ngritur folenë e tyre edhe tifozët shqiptarë. Në ballkonin e stadiumit kanë varur flamurin e Kosovës. Dhe ku është ai i Kosovës nuk bën të mungojë ai i Shqipërisë dhe gjith shqiptarëve. Në një vend i sheh njëri mbi tjetrin, në një tjetër vend përbri njëri-tjetrit. Gjithmonë bashkë! Askush nuk e di ta thotë sa shqiptarë kanë shkuar të ndjekin Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil – nga vijnë, si, pse? Por, ata janë aty! Si gjithandej. Populli më i shtërnguar nga regjimet e vizave.

Flamuri i Kosovës dhe ai kombëtar njëri nëder tjetrin
Flamuri i Kosovës dhe ai kombëtar njëri ndër tjetrin
Flamuri i Kosovës dhe ai shqiptar përbri njëri-tjetrit
Flamuri i Kosovës dhe ai shqiptar përbri njëri-tjetrit

Ku është Zvicra janë shqiptarët

Shumica e tyre, beson bashkëpunëtori ynë në Brazil, janë tifozë të Zvicrës. Akoma më shumë të futbollistëve me prejardhje shqiptare në radhët e Kombëtares së Zvicës. Pesë shqiptarë lujanë aty. Ata përbëjnë thelbin e ekipit. «Ku janë shqiptarët, është fitorja», thuhej dikur për mercenarët shqiptarë në ushtritë evropiane. Po nuk është e thënë gjithmonë të jetë kështu. Mjafton ata të jenë besnikë. Kjo është dëshmuar në lojërat me piemontin e prejardhjes së tyre, Shqipërinë.

Me Himnin Zviceran
Me Himnin e Zvicrës…
Momente nga loja Zvicër-Francë
Momente nga loja Zvicër-Francë

Një aksident tragjik, lajthitje e një lojtari, një tjetër e portierit, një gol i anuluar, shkoordinim…, një ekip i fortë kundërshtar – mjaftoi për një humbje të thellë. Komentatori zviceran i ndeshjes me rezignim fliste për një rezultat të paparë prej 14 vitesh, kur Zvicra kishte humbur 5:0. Për të kjo ishte fakt i kryer. Dhe ato erdhën: jo një, por dy gola. U ekzekutuan jo nga një, por dy shqiptarë. «Ne treguam karakter», u shpreh pas ndeshjes njëri prej tyre.