Kthimi i Gjergj Kastriotit në Krujë

Përmendorja e Skënderbeut në Tiranë.



Nё mur, pёrsipёr vatrёs, varej njё shpatё e kohёrave tё vjetra, qё s’e ngre dot njeriu i sotёm as me dy duar. Qe palla e Kastriotёve, e mbajtur brez pas brezi prej trimave qё nxori ajo derё e shkёlqyer. Turqit e shkelёn dhe e plackitёn kёshtjellёn, po pallёn s’e nganё, se asnjё s’qe i zoti ta pёrdorte.

Vojsava e varfёr ngre kryet shpesh dhe shikon atё shpatё dhe i mbushen sytё me lot. Qan nёna pёr njё bir, qan shpata pёr njё burrё!… C’u bё ai djalё, ku ёshtё ai trim? Gjer kur do tё valojё mbi fortesёn e Krujёs ai flamur i tiranit tё huaj? Gjer kur do ta presё nёna tё birin, Kruja tё zotin, Shqipёria t’anё, bota trimin qё s’ka shokё?

Po njёherёsh hapet dera dhe hyn brenda njё luftёtar i hijshёm, fisnik dhe madhёshtor, hundёshkabё, sypetrit, me mjekёr tё gjatё dhe tё derdhur, i veshur me celik dhe i armatosur gjer nё dhёmbё … Vojsava kthehet, e shikon, pёrpiqet tё ngrihet, por qёndron si i ngrirё nga kjo pamje e papritur. Fёrkon sytё se mos sheh ёndёrr. Luftёtari qё hyri, ёshtё gjallё i shoqi. Gjon Kastrioti, por mё i ri, mё i bukur, mё i lartё…

– Nё mos je hije a fantazmё, qё vjen tё gёnjesh njё tё varfёr, qyqe tё neveri – tur, ti je im bir, ti je Gjergji im… Folё, folё mos mё mundo!…

Po luftёtari nuk flet dot. Ai, qё s’i ishin mvrejtur sytё as nga shigjetat, kur i binin breshёr mbi supe, dhe as nga qindra tё vrarё e tё plagosur pёrqark, qan tani si cilimi, bie nё gjunjё, i puth dorёn princeshёs sё nderuar, po lotёt e mbytin e s’thotё dot «Unё jam!». Po nёna e mori vesh. E njohu nga syri, e njohu nga fytyra, e njohu nga sjellja. Pastaj e njohu mё mirё ajo dhe Shqipёria si dhe bota nga ato qё bёri. Ai qe i tёri dhe i gjallё Gjergj Kastrioti. Si mori bekimin e nёnёs dhe u bё dy herё mё i fortё se mё parё, rrёmbeu shpatёn, qё varej nё mur, sikur t’ishte e lehtё si pendё, e ngjeshi pas brezit dhe shkoi kaluar nё fortesё…

Kruja qё dukej si e shkretuar, lёviz dhe ngjallet. Burra, gra, fёmijё janё mbledhur nё shesh tё qytetit. Ca tё gёzuar kёndojnё si nё dasmё, tё tjerёt qajnё, tё gjithё shikojnё nga maja e fortesёs dhe bёrtasin e brohorasin. Flamuri i huaj u hoq dhe tani valon nё erё flamuri i Shqipёrisё. Pёr atё gёzohet populli, pёr atё tingёllojnё kёmbanat, pёr atё gjёmojnё topat. Ato qё ngjajnё nёn atё flamur, nёn atё kryeushtar, i shkruan historia me shkronja tё arta, i bucasin malet, brigjet dhe gurёt e Shqipёrisё, i tregojnё pёrrallat dhe legjendat e leqve dimrit rreth vatrёs.