Ktheva të të shoh

Foto: Shutterstock



Ktheva të të shoh
Që ta vras harrimin
Me një fjalë

Mos më pyet
Ku isha njëqind vjet

Jeta na qenka matematikë e thjeshtë
Asnjë e panjohur
Asnjë e njohur krejt
Asnjë plus
Asnjë minus
Baraz me zero

Desha të të shoh
Dhe ta kujtojmë
Tërë të pavdekurën

T’u shtrydhim fjalëve heshtjen
E t’i thërrasim
Me emra të thjeshtë
Miqtë e vjetër

Krejt çka nuk plaku koha
Mbetet e vejë
Ujët që nuk e pimë
Nuk e pranoi burimi

Ma jep dorën
Dhe mos më pyet
Ku isha njëqind vjet
Se jeta na qenka
Matematikë e thjeshtë

Në të çdo gjë
Është e kuptueshme
Si e vërteta – ose
Lotari e pakuptim
Që fsheh numrin e fatit