Kthehu

Konstantin P. Kavafis



Kthehu shpesh dhe merrmë,
ndjenjë e dashur kthehu dhe merrmë,-
kur zgjohet kujtesa e trupit
dhe pasioni i vjetër kalon sërish nëpër gjak;
kur buzët e mishi kujtojnë
dhe ndjejnë duart sikur preken prapë.

Kthehu dendur dhe merrmë natën
kur buzët dhe mishi kujtojnë…

Përktheu: Llambro Ruci