Kryetari milioner i Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri posedon një pasuri disa milionëshe.




Ai ka një shtëpi që ka vlerë 860 mijë euro, një tjetër ka vlerën 200 mijë euro, më pas një tjetër 150 mijë euro dhe shtëpinë e fundit e ka me vlerë 150 mijë euro, transmeton Koha.net. Sipas deklarimit që ka bërë te Agjencioni Kundër Korrupsion i Kosovës, Bahtiri ka një tokë e cila ka vlerë 6 milionë e 200 mijë euro.

Pasuri të luajtshme ai posedon një veturë «AUDI Q7» e blerë këtë vit me vlerë 10 mijë euro.

Para të gatshme ai ka 5,515.68 euro të deponuara në institucione financiare, ndërsa ka detyrime financiare për blerjen e shtëpisë me vlerë 450 mijë euro, e cila përfundon në vitin 2018.

Të ardhurat vjetore, që ai i ka deklaruara, i vinë nga paga si kryetar i Komunës së Mitrovicës, 15,735.36 euro dhe pagat e dy fëmijëve që kapin shifrën 336 mijë euro.