Kryetari i Unionit të Imamëve të Zvicrës uron Fitër Bajramin

Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër besimtarëve myslimanë ua uron festën e Bajramit

«Të nderuar bashkëatdhetarë, vëllezër dhe motra!

Me 17 korrik 2015 është dita e Fitër Bajramit. Në vazhdën e kësaj, në emër të kryesisë së Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, të departamenteve të tij dhe në emrin tim personal kam nderin t’i përgëzoj të gjithë besimtarët shqiptarë musliman për përmbushjen dhe kryerjen e agjerimit duke e lutur të madhin Allah tua pranoj të gjitha ibadetet dhe njëherazi tua uroj festën e Fitër Bajramit.

Muaji i ramazanit ishte një muaj që na bashkoi fizikisht, shpirtërisht dhe na forcoi moralisht në saje të adhurimeve dhe përkushtimit të sinqertë ndaj Allahut të Lartëmadhërishëm.

Kontributi juaj duke shpërndarë sadakatul fitrin, zekatin dhe ndihmat tjera materiale për jetëmit, të pastrehët pa kulm mbi kokë, të varfërit, mirëmbajtjen e medreseve islame, ju bënë të ndiheni krenar dhe më të lumtur në festën e Fitër Bajramit.

Dashuria dhe përkushtimi ndaj humanizmit, bamirësisë, mirëkuptimit, tolerancës dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë si në rrafshin kombëtar poashtu edhe atë në rrafshin interkulturor dhe interreligjioz duhet të vazhdojë me intensitet edhe më të lartë.

Edhe njëherë nga zemra ua uroj Fitër Bajramin ku do që jeni», shprehet kryetari i Unionit të Imamëve Shqiptarë të Zvicrës – Nehat Ismaili.