Kryetari i Këshillit të Myslimanëve të Zvicrës, Nicolas Blancho, kërkon leje për armë

Kryetari i Këshillit Qëndror të Myslimanëve në Zvicër ka aplikuar për një leje arme. Autoritetet e sigurisë nuk dëshirojnë t’ia mundësojnë këtë, raportojnë mediat zvicerane.

Arsyeja kryesore për lejen e armës është se kreytari i Këshillit Qëndror të Myslimanëve të Zvicrës merr shumë letra kërcënimi. Në këto letra fyhet dhe kanoset ai dhe familja e tij. Mirëpo autoritetet kanë refuzuar t’i japin armën. Aty kanë dilema sigurie, e kanë njoftuar ata aplikantin. Tages Anzeiger mendon se në zyrat e shtetit duhet të ketë ndonjë depozitë për të. Sepse, në raste delikate, qendrat kantonale e kontaktojnë shërbimin informativ të shtetit.

Sipas Blanchos nuk ka elemente që flasin kundër kërkesës së tij. Arsyetimin e autoriteteve për refuzimin e armës ai e ka konsideruar të dobët. Për më tepër, Blancho vendimin e ka ankimuar në polici dhe në komisionin ushtarak të kantonit të Bernës. Sipas tij, ai i plotëson të gjitha kriteret për një leje arme. Dëshmia penale e tij është e pastër, ka thënë ai. Edhe departamenti për kriminalistikë i policisë kantonale kishte konfirmuar se nuk ka ndonjë sinjal për rrezikimin e vetes ose të të tjerëve me armë nga ana e tij. Por arma që ka kërkuar, dhe ai ka kërkuar një revole të markës gjermane Sig Sauer, nuk i është lejuar megjithatë.

Blancho thuhet se është rritur në një familje liberale në Biel. Si i ri ka bërë pjesë në skena të ndryshme artistike dhe fetare të qytetit. Pas mbarimit të shkollës filore ai filloi një zanat në një shtypshkronjë. Si 16 vjeçar ka kaluar në Islam. Zanatin e ndërpreu, kurse pas disa vitesh e kreu gjimnazin dhe në Universitetin e Bernës sudioi për islamistikë dhe drejtësi. Nicolas Blancho është i martuar me një grua nga Jemeni, me të cilüen ka dy fëmijë. Sipas mediave, ai ndërkohë e ka lënë familjen e Bielit dhe jeton me gruan e tij të dytë shqiptare në Bernë.