Kryetari i Ferizajt i kërkon drejtorit të Urbanizimit të mos mbajë debate publike pa të

Disa ditë më parë, shefi i Urbanizmit, Faik Grainca, ka mohuar të ketë përplasje me kryetarin Muharrem Sfarqa, por ky i fundit ka kërkuar që asnjë debat publik për urbanizmin të mos e mbajë pa prezencë e tij.




«Unë rikujtoj drejtorin e Urbanizimit që asnjë debat publik të mos e mbajë pa prezencën time dhe kërkoj që edhe anëtarët e Kuvendit të jenë pjesë debatesh që do të organizohen», ka thënë Svarqa, shkruan sot «Koha Ditore». KPF-ja tashmë ka marrë vendim, ndërkaq, që në mbledhjen e ardhshme të diskutohet propozim-vendimi për inicimin e planeve rregulluese të zonave I dhe VIII të qytetit.

Ky vendim pas një kohe po kthehet sërish para kuvendarëve si rezultat i anulimit të këtij plani nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor. MMPH-ja disa herë kishte kërkuar që ky plan të rishqyrtohej me përgjegjësi të lartë nga kuvendarët dhe pushteti lokal në Ferizaj