Kryetar i AKS-së – prefekti që ka marrë më së shumti vota në vitin 2013

Aleksandar Jablanoviq nuk do të jetë në krye të Asociacionit të Komunave serbe,merr vesh nga burime të Qeverisë së Serbisë portali nga Beogradi “Kurir”.

Në marrëveshjen e nënshkruar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë është e definuar qartë se kryetarin dhe nënkryetarin e AKS-së e zgjedh kuvendi nga radhët e asamblistëve të komunave – anëtare dhe prefektët e tyre.

Statuti i AKS-së, sipas marrëveshjes, duhet të jetë i hartuar dhe i miratuar gjatë katër muajve të ardhshëm në suazat e marrëveshjes së arritur për parimet e Asociacionit të Komunave serbe, sqaron ky burim dhe shton se Jabllanoviqi, nuk përmbush kushtet formale për pozitën e kryetari të AKS-së.

Po ky burim thekson, transmeton Koha.net, se kjo dhe nuk është çështja më e rëndësishme , porse në këtë moment më e rëndësishmja është që populli serb bë Kosovë ia ka dalë të që AKS të ketë diçka që kurrë asnjë institucion gjatë 15 vjetëve të shkuara nuk e ka pasur.

Thuhet se ai do të ketë lidhje të drejtpërdrejta institucionale me Serbinë, kompetenca konkrete, se të punësuarit kanë status të nëpunësve shtetërorë, që do të thotë se është institucion publik dhe se do të jetë drejtpërsëdrejti e financuar nga Serbia dhe e liruar nga të gjitha tatimet, doganat taksat e institucioneve në Prishtinë.

“Si e tillë, AKS do të jetë themel i mbijetesës së serbëve Kosovë”, thotë burimi i cili shton se “është reale të pritet që kryetari i AKS-së të jetë prefekti që ka arritur rezultate më të mira në zgjedhjet lokale të vitit 2013, paso kjo është masa demokratike”.