Kryesia e Kuvendit mblidhet sot për seancën e radhës plenare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka caktuar për sot, në orën 17, mbledhjen e kryesisë, në të cilën do të diskutohet rreth përgatitjeve për seancën e radhës plenare të Kuvendit.




Ai për këtë mbledhje ka ftuar kryetarët e grupeve parlamentare.
Anëtarët e Kryesisë nga radhët e subjekteve opozitare nuk kanë marrë pjesë as në mbledhjet e saj, duke demonstruar kështu përcaktimin kundër punës së Kuvendit deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet e Brukselit me Serbinë dhe nga ajo për demarkacionin me Malin e Zi.

Opozita bllokoi sot foltoren e Kuvendit dhe me zhurmim filikaçash dhe gaz lotsjellës u përpoq të bllokojë punën, por deputetët e pozitës edhe në këso rrethanash realizuan rendin e paraparë të ditës për këtë seancë.