Kryeministri zviceran angazhohet për të drejtat e njeriut




Didier Burkhalter promovon iniciativën «Demokraci pa kufinj», me të cilën do të forcoheshin projektet e Zvicrës për zhvillim.

Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës lansoi të dielën e 14 gushtit 2014 në Locardo projektin e tij për forcimin e demokracisë, paqës dhe të drejtave të njeriut: «Demokraci pa kufinj». Për këtë ai shfrytëzoi sekcionin Open Doors të festivalit të filmit në Locarno.

Zvicra dëshiron t’u qaset aktivisht sfidave të botës dhe të ndihmojë në zgjidhjen e krizave, e citojnë mediat zvicerane – NZZ, TA etj. – Kryeministrin e tyre. Me «Demokracinë pa kufinj», do t’u jepet një shtysë projekteve zvicerane në botë, të cilat janë në zhvillim e sipër. Për këtë do të angazhohen të ashtuquajturit ‹ambasadorë të projektit›, ku bëjnë pjesë ish-deputetë dhe personalitete të tjera, sikurse është edhe presideti festivalit të filmit Marco Solari. Fuksioni i tyre do të jetë kryesisht sensibilizimi i opinionit.

Angazhim i shumanshëm

Një shembull paradikmatik i kësaj forme të angazhimit për Burkhalter është projekti për ndimesën grave të prekura nga dhuna në regjione të Afrikës si Kongo, Ruanda, Burundi. ‹Ambasadorët e projektit› duhet të angazhohen në luftën kundër ikjes nga dënimi të njerëzve të involvuar në akte të dhunshme dhe të ndihmojnë drejtësinë në këtë përpjekje.

Për më tepër iniciativa e Burhalter do të ndihmojë procesin e tranzicionit në Tunezi. ‹Ambasadorët› angazhon për kontakte dhe shkëmbime me anëtarë të parlamentit të këtij vendi dhe përfaqësuesve të partive të tij.

Me rastin e lancimit të iniciativës së Didier Burkhalter, në festival u shfaq filmi artistik «Difret», i cili flet për fatin e një vajze të martuar dhunshëm.  Ky film  ka fituar çmime të ndryshme ndërkombëtare. / ksDidier Burkhalter promovon iniciativën «Demokraci pa kufinj», me të cilën do të forcoheshin projektet e Zvicrës për zhvillim.

Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës lansoi të dielën e 14 gushtit 2014 në Locardo projektin e tij për forcimin e demokracisë, paqës dhe të drejtave të njeriut: «Demokraci pa kufinj». Për këtë ai shfrytëzoi sekcionin Open Doors të festivalit të filmit në Locarno.

Zvicra dëshiron t’u qaset aktivisht sfidave të botës dhe të ndihmojë në zgjidhjen e krizave, e citojnë mediat zvicerane – NZZ, TA etj. – Kryeministrin e tyre. Me «Demokracinë pa kufinj», do t’u jepet një shtysë projekteve zvicerane në botë, të cilat janë në zhvillim e sipër. Për këtë do të angazhohen të ashtuquajturit ‹ambasadorë të projektit›, ku bëjnë pjesë ish-deputetë dhe personalitete të tjera, sikurse është edhe presideti festivalit të filmit Marco Solari. Fuksioni i tyre do të jetë kryesisht sensibilizimi i opinionit.

Angazhim i shumanshëm

Një shembull paradikmatik i kësaj forme të angazhimit për Burkhalter është projekti për ndimesën grave të prekura nga dhuna në regjione të Afrikës si Kongo, Ruanda, Burundi. ‹Ambasadorët e projektit› duhet të angazhohen në luftën kundër ikjes nga dënimi të njerëzve të involvuar në akte të dhunshme dhe të ndihmojnë drejtësinë në këtë përpjekje.

Për më tepër iniciativa e Burhalter do të ndihmojë procesin e tranzicionit në Tunezi. ‹Ambasadorët› angazhon për kontakte dhe shkëmbime me anëtarë të parlamentit të këtij vendi dhe përfaqësuesve të partive të tij.

Me rastin e lancimit të iniciativës së Didier Burkhalter, në festival u shfaq filmi artistik «Difret», i cili flet për fatin e një vajze të martuar dhunshëm.  Ky film  ka fituar çmime të ndryshme ndërkombëtare. / ks