Kryeministri Mustafa gjuhet me vezë në Podujevë

Kryeministri Isa Mustafa, para pak minutash është gjuajtur me vezë nga aktivistët të Vetëvendosjes në Podujevë. Policia ka arrestuar dy aktivistë të kësaj partie, njofton kumtesa nga Vetëvendosje.




Isa Mustafa po e mbron me çdo kusht «Zajednicën» e tij. Edhe kur zyrtarët e Serbisë, me të cilët ai ka bërë marrëveshje, e quajnë vendin tonë ISIS dhe e pengojnë në çdo nismë ndërkombëtare. Isa Mustafa vazhdon të jetë i përbetuar ndaj «Zajednicës», thotë kumtesa, trasneton Koha.net

Kumtesa përfundon me zotimin vetëvendosjes se «ne nuk do të lejojmë funksionimin normal të qeverisë së tij, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë».