Kryeministri gjuhet me vezë, ndërpritet seanca e Kuvendit

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e ndërprerë të enjten e kaluar pasi kryeministri Isa Mustafa hoqi dorë nga raportimi i paralajmëruar për marrëveshjet e Brukselit me Serbinë si dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi, u ndërpre edhe sot ende pa filluar mirë.




Derisa kryeministri Isa Mustafa nisi të raportonte, në sallë deputetët e opozitës penguan fjalën e tij duke shkaktuar zhurma dhe pastaj atë edhe e gjuajtën edhe me vezë. Për pasojë, ai u largua nga foltorja, raporton Koha.net.

Ndërkohë kryeparlamentari Kadri Veseli bëri thirrje për qetësi. Por pastaj në mbrojtje të kryeministrit në sallë hyri sigurimi, nga të cilët kryekuvendari kërkoi të dilnin nga salla. Pastaj kërkoi një ndërprerje dhjetë minutash, që po vazhdon.