Kronologjia e tmerrit: një ditë në Europë

Shënime pas vdekjes së çunit nga Siria

Nga Enver ROBELLI

Të enjten në orën 00:10:09 agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se ministri i jashtëm i Luksemburgut ka bërë apel që procedurat e azilit në Europë të «europianizohen». Thënë ndryshe: të gjithë duhet të tregohen solidarë në këtë situatë të rëndë, të tmerrshme, të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në orën 00:19:20 agjencitë e lajmeve AFP dhe SDA njoftuan se fotografia e çunit sirian të vdekur në valët e detit në Egje ka tronditur Europën. Gazeta italiane «La Repubblica» shkruante: «Një fotogradfi që e bën botën të hesht». «Fundosja e Europës», komentoi gazeta spanjolle «El Periodico». Fëmija u gjet në plazhin e Bodrumit në Turqi, aty ku bëjnë pushime edhe qindra-mijëra europianë. «Nëse edhe kjo fotografi e një fëmije të nxjerrë në plazh nga valët nuk e ndryshon qëndrimin europian për refugjatët?», pyeti gazeta britanike «The Independent».

Në orën 00:44:00 agjencia Reuters njoftoi se shtetet e Europës Lindore kanë përsëritur qëndrimin e tyre se janë kundër një kuote për refugjatë. Përmenden, në këtë kontekst, Letonia, Lituania dhe Sllovakia. Tri shtete që kanë përfituar aq shumë nga pranimi në Bashkimin Europian dhe në NATO.

Në orën 04:15:38 agjencia Reuters dha lajmin se më shumë se 13 milionë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të konflikteve në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën Veriore. Kështu atyre u merret ardhmëria. Një drejtor rajonal i UNICEF-it tha se gjendemi para një situate kur mund ta humbim një gjeneratë e tërë e fëmijëve në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën Veriore.

Në orën 08:08:01 agjencitë AFP dhe SDA njoftuan se fotografia e fëmijës së vdekur sirian e bën të qartë nevojën për të vepruar Europa. Por gjasat janë të vogla. Europa ende nuk ka një strategji të përbashkët. Ministrat e Mbrojtjes të BE-së të enjten dëshironin të bisedonin në Luksemburg për forcimin e luftës kundër trafikantëve të njerëzve. Në një editorial për gazetën «Frankfurter Allgemeine Zeitung» kryeministri hungarez Viktor Orban kritikoi politikën e gabuar të BE-së sa i përket migrimit.

Në orën 08:33:26 agjencia Reuters njoftoi se policia hungareze i ka lejuar refugjatët të hyjnë në stacionin e trenit në Budapest.

Në orën 08:36:41 Reuters njoftoi se vitin e kaluar Gjermania ka pranuar më së shumti emigrantë që nga viti 1992. Deri në fund të vitit 2014 në Gjermani kanë ardhur 550 mijë njerëz më shumë se sa që u larguan. Sipas Entit Federal për Statistikë në Gjermani vitin e kaluar kanë ardhur 1,465 milionë njerëz, ndërsa vendin e kanë braktisur 914 mijë njerëz.

Në orën 08:39:22 Reuters dha lajmin se në stacionin e trenit në Budapest po ndodhin ngjarje dramatike. Qindra refugjatë përpiqen të futen në tren, i cili do t’i çojë ata në drejtim të Austrisë dhe Gjermanisë.

Në orën 08:56:10, sipas Reuters, asnjë tren nuk ishte në lëvizje nga Budapesti drejt Vjenës.

Në orën 09:06:14 Reuters transmetoi lajmin se autoritetet bullgare kanë arrestuar në Sofje 125 të huaj. Ata ishin futur në këtë vend pa kërkuar azil.

Në orën 09:18:52 AFP, SDA dhe DPA njoftuan se policia hungareze sërish ishte larguar nga stacioni i trenit në Budapest dhe qindra refugjatë po përpiqeshin të kërcejnë në trena për të ikur në drejtim të Perëndimit.

Në orën 09:19:42 agjencia Reuters dha lajmin se është shtuar numri i pranuesve të ndihmave për refugjatë në Gjermani. Në fund të vitit 2014 363 mijë persona merrnin ndihma nga sistemi i azilit – 61 për qind më shumë se një vit më parë.

Në orën 09:53:46 Reuters bëri të ditur se policia e Vjenës ka vendosur të mos i ndalë refugjatët që duan të udhëtojnë më tutje.

Në orën 10:42:12 Reuters transmetoi këtë citat të kryeministrit hungarez Viktor Orban: «Ky nuk është problem i BE-së, por problem gjerman, sepse askush nuk dëshiron të qëndrojë në Hungari, por në Gjermani».

Në orën 11:03:41 Reuters njoftoi se familja e djaloshit të fundosur sirian synonte të emigronte në Kanada. Kërkesa e familjes ishte refuzuar në qershor.

Në orën 11:23:09 Reuters njoftoi se kryetari i Këshillit Europian Donald Tusk ka deklaruar se shtetet e BE-së duan t’i shpërndajnë së paku 100 mijë refugjatë. Nëse nuk veprohet, tha Tusk, atëherë fjala solidaritet do të shndërrohet në frazë të zbrazët.

Në orën 11:57:03 agjencitë AFP, SDA dhe DPA njoftuan se pas tërheqjes së policisë hungareze nga stacioni lindor i trenit në Budapest një tren është nisur me refugjatë drejt kufirit me Austrinë.

Në orën 12:37:17 Reuters solli këtë citat të kryeministrit të Francës për fëmijën e fundosur sirian: «Ai kishte një emër: Aylan Kurdi. Ne duhet urgjentisht të bëjmë diçka».

Në orën 12:45:09 DPA dha SDA njoftuan se sipas të dhënave të UNICEF-it në mbarë botën rreth 30 milionë fëmijë janë refugjatë. Në zona konfliktesh aktualisht jetojnë 230 milionë fëmijë. Në Siri në vitet e kaluara janë vrarë qindra fëmijë. Gjatë luftës në Rripin e Gazës u vranë 538 fëmijë. Në Sudan më 2014 u vranë 600 veta nën moshën 18-vjeçare.

Në orën 12:58:58 AFP, DPA dhe SDA transmetuan lajmin se refugjatët që ishin nisur me tren nga Budapesti drejt kufirit me Austrinë ishin nxjerrë nga treni dhe sjellë në një kamp refugjatësh.

Në orën 13:55:07 agjencia DPA solli një analizë mbi pritjen e refugjatëve në Gjermani. Thelbi i saj: Derisa kancelarja Angela Merkel thotë se Gjermania është vend i shpresës, në këtë vend shtohet frika nga sulmet e neonazistëve kundër refugjatëve. Presidenti gjerman Joachim Gauck para disa ditësh tërhoqi vërejtjen nga «Gjermania e errët».

Në orën 14:35:38 DPA dhe SDA njoftuan se fotografia e fëmijës së vdekur sirian mundtë shndërrohet në pamje simbol si vajza vietnameze që më 18 qershor 1972 ikte nga sulmet amerikane me bomba me napalm. Një ditë më vonë fotografia e Kim Phuc u vbotua në faqen e parë të «New York Times». Kjo fotografi ndikoi që të ndërpritet lufta në Vietnam.

Në orën 15:21 AFP dhe DPA njoftuan se në BE ekziston «pajtim i gjerë» për t’i luftuar trafikantët e refugjatëve.

Në orën 15:52:56 Reuters njoftoi se Greqia ka kërkuar nga BE 700 milionë euro për t’u përballur me krizën e refugjatëve. Ministri i ekonomisë Nikos Christodoulakis deklaroi se kjo shume duhet për t’u ofruar mbrojtje refugjatëve që vijnë.

Në orën 15:56:12 DPA dhe SDA njoftuan se qeveria britanike do të shqyrtojë pranimin e refugjatëve. «Kemi pranuar 5000 refugjatë nga konflikti në Siri dhe edhe më tutje dot ë pranojmë dhe po e shqyrtojmë këtë», tha ministri i financave George Osborne.

Në orën 16:31:07 AFP dhe SDA transmetuan lajmin se Komisioni Hetues për Sirinë i OKB-së ka bërë thirrje qe refugjatët nga ky vend të mos dëbohen.

Në orën 16:43:45 DPA dhe SDA njoftuan në Estoni persona të panjohur kanë sulmuar kampin e vetëm të refugjatëve të këtij shteti baltik.

Në orën 16:43:45 DPA dhe SDA sollën njoftimin se në lokalitetin Witten në Gjermani iu vu flaka një shtëpie, ku parashihej të strehoheshin refugjatë.

Në orën 17:22:36 Reuters transmetoi këtë citat të kancelares Angela Merkel të mbajtur në Universitetin e Bernës: «Kulturat dhe shoqëritë e karakterizuara nga frika nuk do arrijnë të përballen me të ardhmen».

Në orën 17:24:27 agjencitë DPA dhe SDA sollën një deklaratë të fotografes turke Nilüfer Demir, e cila fotografoi fëmijën e vdekur sirian. «Kur e pashë trevjeçarin Aylan Kurdi m’u ngri gjaku në damarë. Në atë çast nuk mund të bëje asgjë. Ai ishte i shtrirë i pajetë në tokë, me bluzën e tij të kuqe dhe me brekët e kaltra, të cilat i kishin rrëshqitur deri në bark. Nuk mund të bëja gjë për të. E vetmja gjë që mund të bëja për të ishte t’i bëja jehonë klithmës së tij – klithmës së një trupi të shtrirë për toke».

Në orën 18:23:05 agjencia Reuters njoftoi se Aylan do të varroset në qytetin e tij të lindjes, në Kobane.