Friday, 14. December 2018

Zvicër

Detektivët zviceranë zbulojnë mashtruesin shqiptar: merrte pension si invalid, por punonte si roje në...

Një shqiptar nga Kosova ka arritur të marrë një pension të plotë invalidor në Zürich duke mashtruar autoritetet. Tani ai është dënuar me burg për shkak se kundërligjshëm i ka marrë 420 mijë franga. Më 25 nëntor zviceranët do të votojnë për një ligj, i cili rregullon angazhimin e detektivëve për zbulimin e mashtruesve të sigurimeve. Kryetari i trupit gjykues i tha mashtruesit nga Kosova: «Me sjelljen tuaj ju keni bërë reklamën më të mirë për referendumin e ardhshëm».

Shampanjë në orën 06:00 të mëngjesit, 17 mijë franga fatura e telefonit: politikanët e...

Jeta luksoze dhe keqpërdorimi i buxhetit i kanë vënë në siklet disa drejtorë të qeverisë së qytetit të Gjenevës. Njëri prej tyre ka premtuar se vullnetarisht do t’ia kthejë shtetit 58 mijë franga.

Halle zvicerane: a duhet të mbajnë lopët brirë apo jo? Së shpejti për këtë...

Shumicës së lopëve në Zvicër bujqit ua presin brirët. Një bujk ka mbledhë 100 mijë nënshkrime kundër kësaj procedure të dhimbshme. Më 25 nëntor zviceranët vendosin në referendum për këtë çështje.

Qeveria zvicerane proteston kundër aktiviteteve të agjentëve rusë

Sipas një analize sekrete çdo i katërti diplomat rus në Zvicër është agjent. Sipas hulumtimeve të mediave zvicerane së fundi cak të operacioneve të shërbimit rus kanë qenë Agjencia Botërore Antidoping (Wada) me seli në Lausanne dhe Laboratori në Spiez afër Bernës.

Xhaka dhe Shaqiri gjunjëzohen dhe kërkojnë falje për shqiponjën

Bashkë me dy futbollistët shqiptarë falje ka kërkuar edhe Stephan Lichtsteiner. Xhaka ka thënë: «Do të isha budalla nëse do ta bëja edhe njëherë shqiponjën».

«Vendi më i bukur në botë» mbetet pa kafexhiun e restorantit

Aescher – një restorant në alpet zvicerane, i shpallur si vendi më i bukur në botë, ka mbetur - pa udhëheqësin e restorantit. Ai është dorëzuar për shkak të numrit të madh të vizitorëve. Kush është fajtor? Instagrami!

Për shkak të numrit të madh të pasagjerëve: në Aeroportin e Prishtinës aterron «Airbus...

Në vend të avionit «Airbus A320» tani nga Zürichu në Prishtinë po fluturon «Airbus A340».

Një «rob i zotit» në shërbim të të pastrehëve, të varfërve dhe narkomanëve

Në Zürich ka vdekur prifti Ernst Sieber, një figurë e njohur edhe përtej Zvicrës për angazhimin e tij humanitar. Gjatë luftës së Kosovës ai kishte strehuar edhe refugjatë shqiptarë. «Obligimi për t'i ndihmuar njerëzit në Kosovë nuk është i vështirë, por çlirues», thoshte atëbotë Sieber.

Këpucët tradicionale zvicerane do të prodhohen në Shqipëri

Firma Künzli dikur prodhonte këpucë edhe për kombëtaren e futbollit të Zvicrës. Tani prodhimi do të zhvendoset në Shqipëri.

Përfundon drama: kosovarët sërish marrin pensionet e tyre nga Zvicra

Para vitit 2010 qindra pensione zvicerane paguheshin në Kosovë. Pas ndërprerjes së pagesave pala kosovare dhe sidomos sindikatat zvicerane u ankuan për diskriminim të kosovarëve. Me një peticion 10 mijë veta kërkuan nga qeveria e Zvicrës të negociojë një marrëveshje të re. Në Zvicër jetojnë 112 mijë kosovarë, pa i përfshirë ata me shtetësi zvicerane, që supozohet të jenë disa mijëra. Vlerësohet se në Zvicër jetojnë mbi 200 mijë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Serbia jugore (Lugina e Preshevës) dhe Mali i Zi.
-reklamat-

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.