Kroacia përgatitet për një rritje të refugjatëve

Megjithëse Kroacia nuk është në itinerarin e zakonshëm të refugjatëve në Ballkan, autoritetet janë gati për një shtim në numër dhe për mbërritjen e mundshme të 3200 refugjatëve që do të zhvendosen në Kroaci sipas një plani të BE.

Kroacia po përgatitet të marrë mbi 3200 refugjatë dhe migrantë si pjesë e planit të BE-së për të shpërndarë 160’000 refugjatë dhe migrantë që ndodhen aktualisht në Itali, Hungari dhe Greqi, nëpër vende të ndryshme të BE-së. Nën planin e caktuar, të cilin disa shtete të BE-së e refuzojnë, Kroacia do të akomodojë rreth 3200 refugjatë, shifër kjo tre herë më e lartë sesa ajo e propozuar në maj, kur mendohej se do të merrte 1062 azilkërkues.

Megjitahtë, Kroacia nuk është goditur nga vala e migrantëve që kalojnë Ballkanin për të shkuar në Gjermani. Vetëm 720 njerëz kanë aplikuar këtë vit për azil dhe nga këto 720 kërkesa vetëm 40 janë aprovuar, ndërsa 21 kanë marrë mbrojtje shtetërore. Drago Zuparic Iljic, nga Instituti për Migracion dhe Studime Etnike tha për BIRN se Ministria e Brendshme Kroate, Kryqi i Kyq dhe organizata të tjera janë përgatitur prej muajsh për një realokim dhe skenë rregullimi që përfshin akomodimin e 3200 refugjatëve pa asnjë problem.

«Megjithatë, ka probleme të tjera për atë që do të ndodhë më pas», paralajmëroi ai. «Ekziston çështja si të integrohen në shoqërinë kroate këta persona, nëse vendosin të qëndrojnë gjatë në Kroaci, si t’i mësohet gjuha dhe si të punësohen me afat kohor të gjatë», tha ai. Ai paralajmëroi gjithashtu se numri final i refugjatëve do të jetë më i lartë. Organi koordinues në Kroaci, Drejtoria Kombëtare për Mbrojtje dhe Shpëtim, thotë se ka një kapacitet prej 10’000 personash.

Numri i refugjatëve që hyjnë në Kroaci ndërkohë mund të rritet ndjeshëm nëse mbyllet kufiri hungarez me Serbinë. Sipas Zuparic Iljic, refugjatët do të hyjnë në Kroaci nga Serbia dhe më pas do të kalojnë nga Kroacia në Hungari ose përmes Bosnjes dhe në Kroaci, Slloveni e pastaj perëndim. Birn Albania