Kroacia lejon kalimin e serbëve, por jo veturat e tyre

Ministri kroat i punëve të brendshme, Ranko Ostojiq, ka bërë të ditur se qytetarët serbë mund të hyjnë në Kroaci, por ka shtuar se veturave me regjistrim nuk u lejohet hyrja shkaku i embargos serbe për mallrat kroate.




Televizionet serbe raportuan se qytetarët serbë janë duke u kthyer mbrapshtë pasi policia kufitare kroate është duke aplikuar ndalimin për njerëz dhe vetura, por Ostojiq ka bërë të ditur se disa prej tyre kanë pasur “problem me pasaporta”.

«Qytetarët mund të hyjnë në Kroaci», ka thënë ai. «Kufiri ynë është gati dhe i hapur për veturat që nuk kanë regjistrim serb. Autobusët me regjistrim serb nuk do të hyjnë në Kroaci», ka shtuar ai.