Kroacia përfiton 45 milion franga nga Zvicra




Konfederata Helvetike ka vendosur të përkrahë Koacinë me një kontribut prej 45 milion frangave zvicerane. Ajo me këtë dëshiron të rikuperojë edhe marrëdhëniet me UE.

Komisioni për Politikë të Jashtme ka vendosur të inkurajojë modernizimin e shtetit më të ri në Unionin Europian me 45 milion franga. Ky kontribut është një vazhdim logjik i politikës zvicerane për një trajtim të barabartë të të gjitha vendeve anëtare të UE-së. Citon kështu Tages Anzeiger shërbimet e Parlamentit. Ky është edhe një kontribut për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.

Me këtë shumë Qeveria e Zvicrës përmbush një premtim të dhënë Unionit Evropian në fund të prillit. Atëherë ishte fjala për vënien në lëvizje të gjëratve pas bllokimit të negociatave mbi marrëveshjen kornizë me referendumin e 9 shkurtit.

Qeveria vërtet pati refuzuar të nënshkruaj Protokollin e Zgjerimit për Lëvizje të Lirë në raport me Kroacinë, por qytetarëve të këtij vendi megjithatë t’u lejojë qasjen në tregun e punës së Zvicrës. Njëkohësisht i konfirmoi EU-së që do t’i kërkonte parlamentit një kontribut prej 45 milionë frangash.

Zvicra jep gjithsej 1.25 miliardë franga për dymbëdhjetë vendet e reja të Unionit. Me gjithë Kroacinë bëhen 1.3 miliardë. Përkrahja e projekteve të përzgjedhura synon amortizimin e pabarazive ekonomike në Unionin e zgjeruar.

Se si do të përdoren këto mjete në Kroaci nuk është ende e qartë. Detajet e bashkëpunimit dhe fokusi i temave do të sanksinohen bilateralisht me Kroacinë në një marrëveshje kornizë. Me UE-në Zvicra është marrë vesh që të përkrahen projekte në fushën e sigurisë, stabilitetit, ambientit, infrastrukturës etj. / ksKonfederata Helvetike ka vendosur të përkrahë Koacinë me një kontribut prej 45 milion frangave zvicerane. Ajo me këtë dëshiron të rikuperojë edhe marrëdhëniet me UE.

Komisioni për Politikë të Jashtme ka vendosur të inkurajojë modernizimin e shtetit më të ri në Unionin Europian me 45 milion franga. Ky kontribut është një vazhdim logjik i politikës zvicerane për një trajtim të barabartë të të gjitha vendeve anëtare të UE-së. Citon kështu Tages Anzeiger shërbimet e Parlamentit. Ky është edhe një kontribut për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.

Me këtë shumë Qeveria e Zvicrës përmbush një premtim të dhënë Unionit Evropian në fund të prillit. Atëherë ishte fjala për vënien në lëvizje të gjëratve pas bllokimit të negociatave mbi marrëveshjen kornizë me referendumin e 9 shkurtit.

Qeveria vërtet pati refuzuar të nënshkruaj Protokollin e Zgjerimit për Lëvizje të Lirë në raport me Kroacinë, por qytetarëve të këtij vendi megjithatë t’u lejojë qasjen në tregun e punës së Zvicrës. Njëkohësisht i konfirmoi EU-së që do t’i kërkonte parlamentit një kontribut prej 45 milionë frangash.

Zvicra jep gjithsej 1.25 miliardë franga për dymbëdhjetë vendet e reja të Unionit. Me gjithë Kroacinë bëhen 1.3 miliardë. Përkrahja e projekteve të përzgjedhura synon amortizimin e pabarazive ekonomike në Unionin e zgjeruar.

Se si do të përdoren këto mjete në Kroaci nuk është ende e qartë. Detajet e bashkëpunimit dhe fokusi i temave do të sanksinohen bilateralisht me Kroacinë në një marrëveshje kornizë. Me UE-në Zvicra është marrë vesh që të përkrahen projekte në fushën e sigurisë, stabilitetit, ambientit, infrastrukturës etj. / ks