«Kriza më serioze në marrëdhëniet Serbi – Perëndim»

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka anuluar vizitat e veta zyrtare në Bruksel e në Washington. Arsyeja e anulimit, sipas asaj që kishte thënë ai, është mos themelimi i Qeverisë së Serbisë pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Russian President Vladimir Putin , right, shakes hands with Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic in the Novo-Ogaryovo residence, outside Moscow, Russia, Tuesday, July 8, 2014. (AP Photo/ Max Shipenkov, pool)

Në fakt, nga mediet serbe nuk merret vesh saktësisht nëse Vuçiqi ka anuluar këto vizita që ishin paraparë për këtë muaj , apo nëse këto dy qendra perëndimore nuk kanë shfaqur gatishmëri që të presin kryeministrin serb në këtë periudhë.

«Kjo është kriza më serioze në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë e Perëndimit qëkur në krye të Qeverisë është Aleksandar Vuçiq», ka thënë analisti serbe Boshko Jakshiq për tanjug, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se vërehet që ky zhvillim ngjarjesh ndodhi pas kthimi të Vuçiqit nga Moska.

«Që nga kthimi i Vuçiqit në Moskë dhe pas kërkesave të formuluara në mënyrë diplomatike se Rusia pret njerëz që do të mbrojnë interesat e aleancës serbo-ruse në Qeverinë e re, kanë ndodhur rëndime në marrëdhëniet e Serbisë me Perëndimin», ka thënë Jakshiq.
Nga ana tjetër, Dushan Janjqi mendon se ka nervozë në këto marrëdhënie, porse kjo nervozë nuk mund të lerë pasoja të pasoja.

«Shumë vende evropiane dhe shumica e Evropës duan të shohin se kush është në Qeveri dhe se është mirë të shkohet pas themelimit të Qeverisë që të tregohet se ekziston një qeveri properëndimore që të vazhdojë atë që më së shumti e brengos BE-në-, negociata rreth Kosovës»,ka thënë Janjiq.