Kriza me refugjatët – asnjë tren nuk lëviz nga Budapesti

Autoritetet hungareze kanë ndaluar të gjithë trenat që shkojnë nga stacioni kryesor në Budapest për t’u penguar refugjatët që të shkojnë në Austri e në Gjermani.

Me altoparlant në stacionin hekurudhor u dha lajmi se kjo masë do të jetë në fuqi deri në marrje të një vendimi tjetër, njofton AP, transmeton Koha.net.

Herët në mëngjes, në kryeqytetin hungarez, kanë shpërthyer trazirat kur qindra emigrantë mësyn drejt dyerve të hekurta në platformën nga duhej të nisej treni për në Vjenë a Austri.

Refugjatë thonë të kenë shpenzuar nga disa qindra euro për bilete e pastaj policia u kishte thënë se nuk mund të udhëtonin.

Nga Budapesti në Vjenë mbrëmë kanë shkuar 3.650 refugjatë.