Kriza, edhe pa viza!

Lëvizja e lirë ishte një sihariq për shumicën e shqiptarëve në Ballkan. Tani afatizimi i qëndrimit pa viza deri në tre muaj rezulton i pamjaftueshëm.

Lic. Iur. Bekim MUSTAFI

Ndër problemet me të cilat konfrontohen vizitorët nga vendbanimet shqiptare në Zvicër është kufizimi i qëndrimit prej tre muajsh. Me apo pa qëllim, ata nganjëherë e tejkalojnë këtë afat dhe bien ndesh me ligjin. Diskutimi i tri rasteve të tilla informon mbi pasojat e shkeljes së marrëveshjes dhe për zgjidhjet eventuale të tyre.

1. Më është bërë ndalesë hyrjeje në Zvicër. Arsyeja është qëndrimi më i gjatë se tre muaj këtu. Unë nuk pajtohem me këtë vendim dhe desha të di se si mund të ankohem për këtë dhe a do të mund ta fshij dënimin?

Me tejkalimin afatit prej tre muajsh qëndrim pa vizë në Zvicër është konsumuar vepër penale – kundërvajtje. Sa u përket shqiptarëve, kjo vlen për ata nga Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Në raste të tilla, si masë ndëshkuese administrative, përveç largimit, Zvicra zakonisht cakton ndalesë hyrjeje deri në pesë vjet në këtë vend. Ky kufizim vlen edhe për gjithë Zonën e Shengenit.

Në përgjithësi, ligji e parasheh gjithashtu mundësinë e pezullimit të përkohshëm, ose anulimin e ndalimit të hyrjes, nëse ju paraqitni arsye të fuqishme në formë të detajuar dhe dokumente që i dëshmojnë arsyet që ofroni.

Kështu është në rrafshin teorik, në praktikë një kërkesë për pezullim apo anulim të ndalesës miratohet vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe pas ofrimit të arsyeve të rëndësishme. Të tilla mund të konsiderohen: 1) Një ftesë për paraqitje në ndonjë gjykatë në Zvicër, 2) Vdekja e ndonjë anëtari të familjes që jeton në Zvicër, 3) Vizitë anëtarëve të afërt të familjes gjatë festave të rëndësishme, ose për ngjarje të rëndësishme familjare, si martesa, pagëzimi etj.

Këto arsye – nëse ato pranohen – mund të shërbejnë për pezullimin e një ndalese për një afat të caktuar kohor vetëm në Zvicër. Kërkesa për pezullimin e ndalesës bëhet në Entin Federal për Migrim në Bernë.

2. Si mund ta mësoj nëse më ka kaluar ndalimi i qëndrimit në Zvicër?

Nëse vendimi për ndalesë është marrë nga organet zvicerane, atëherë duhet t’i drejtoheni Entit Federal për Migrim në Bernë. Atje do t’i merrni informatat konkrete nëse u ka skaduar data e ndalesës, përkatësisht kur skadon ajo. Kërkesa për këtë informatë apo qasja në dosjen e një personi duhet të bëhet me shkrim, në njërën prej gjuhëve zyrtare të Zvicrës. Gjithashtu, kërkesës duhet t’ia bashkëngjitni një kopje të pasaportës, apo të letërnjoftimit tuaj.

3. Kam ndalesë në gjithë Zonën e Shengenit, sepse jam zënë në të ‹zezë›. Nëse vij prapë kështu në Zvicër, a mund të martohem me një zvicerane?

Përderisa flitet vetëm për kundërvajtje dhe nuk ka involvim në ndonjë krim apo vepër kriminale, atëherë ka mundësi të pezullohet vendimi i ndalesës, nëse ju lidhni kurorë me një person, i cili ka leje të rregullt qëndrimi në Zvicër, apo shtetësi zvicerane. Arsyeja është e thjeshtë: respektimi i së drejtës për bashkëjetesë familjare prevalon mbi një kundërvajtje administrative. Ajo peshon më shumë.

Në secilin rast, për informata më të detajuara, siç janë adresa, forma dhe argumentimi i ankesës, është i domosdoshëm angazhimi i një avokati, apo konsulenti juridik.

Vazhdon diskutimi kompetent i kontesteve juridike