Kriza e refugjatëve vë në pah absurditetin e mbetjes së Ballkanit jashtë BE-së

Kriza e refugjatëve mund të ketë dominuar raportimin e kryeministrave dhe diskutimin zyrtar, por gjithashtu vë në pah absurditetin e mbetjes së jashtë të BE-së të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne po shohim me sytë tanë dhjetëra mija refugjatë që kalojnë nëpër një vend anëtar të BE-së dhe një vend të zonës Schengen pë të kaluar dy shtete jo anëtare - Maqedoninë dhe Serbinë - për t'u futur prapë në një vend të zonës Schengen - Hungarinë - që po ndërton një rrethojë gjembore si ajo që kishte shkatërruar para 26 vjetësh.




Ndërtesa e Hofburgut Vjenez është një vend i mrekullueshëm për çfarëdo lloj samiti. Kur qeveritë e Ballkanit Perëndimor u takuan me zyrtarë dhe përfaqësues të lartë të BE-së dhe të vendeve anëtare të bllokut, me përfaqësim të lartë të Gjermanisë dhe Austrisë, por edhe me përfaqësues të Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë, ishte planifikuar që të dëshmohej se është ende gjallë procesi i zgjerimit të BE-së, sikur se edhe bashkëpunimi rajonal.

Në krahasim me samitin e parë të tillë të mbajtur vjet në Berlin, samiti vjenez u organizua pas një serie takimesh rajonale – disa madje janë tallur se kryeministrat e rajonit më shumë po takohen ndërmjet vete se sa që i takojnë ministrat e qeverive të tyre. Bashkëpunimi rajonal ka shënuar rritje, megjithëse procesi i zgjerimit nuk është afruar aspak krahasuar me një vit më parë në rajon. Megjithatë nuk ka kush që mohon se ka një dinamizëm të ringjallur goxha fort.

Kriza e refugjatëve mund të ketë dominuar raportimin e kryeministrave dhe diskutimin zyrtar, por gjithashtu vë në pah absurditetin e mbetjes së jashtë të BE-së të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne po shohim me sytë tanë dhjetëra mija refugjatë që kalojnë nëpër një vend anëtar të BE-së dhe një vend të zonës Schengen pë rtë kaluar dy shtete jo anëtare – Maqedoninë dhe Serbinë – për t’u futur prapë në një vend të zonës Schengen – Hungarinë – që po ndërton një rrethojë gjembore si ajo që kishte shkatërruar para 26 vjetësh. Samiti nuk ishte në gjendje të ofronte më shumë se mbështetje simbolike për vendet ku po kalojnë dhjetëra mija refugjatë, që po qëndrojnë në parqe dhe stacione trenash.

Cështja e refugjatëve – që gabimisht po quhen si emigrantë – la në hije samitin, por si me çfarëdo samiti tjetër, vendimet kyç dhe substancat kryesore kryhen para disa javësh e muajsh. Prandaj, kriza e refugjatëve dhe vdekja tragjike e 70 refugjatëve një pesëdhjetë kilometra larg Hofburgut në një autostradë la në hije temat e samitit, por nuk i mënjanoi krejtësisht ato.

Qeveritë e Ballkanit Perëndimor dukej se ishin kryesisht të interesuar për infrastrukturë dhe para. Mesazhi ishte i përzier derisa kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk e konsideronte BE-në bankomat – duke vënë në pah lavdërimet që ka marrë Serbia për mënyrën e trajtimit të refugjatëve në kontrast me disa prej vendeve anëtare të BE-së – derisa kryeministri shqiptar, Edi Rama, sugjeroi se kishte ardhur në samit për të kërkuar para prej BE-së. Me fjalë të tjera, të dy kryeministrat theksuan nevojën e madhe për mbështetje të infrastrukturës.

Nuk ka asnjë fije dyshimi se infrastruktura rajonale ka nevoj ëtë madhe për përparim dhe se projektet e përbashkëta, si puna e lidhjes së autostradës ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Serbië, që mund të jetë projekt i madh. Rreziku është se infrastruktura fizike mund të lërë në hije format e tjera të bashkëpunimit. Në këtë pikë, janë bërë përgatitje të mëdha për inkurajimin e dy rezultateve në samitin e Vjenës.

Qeveritë nënshkruan një marrëveshje për themelimin e një programi për këmbime të përvojave rinore bazuar në zyrën rinore franko-gjermane. Deri në samitin e vitit të ardhshëm në Paris, duhet të ketë një traktat për vënien e bazës zyrtare. Me përfshirje të ministrave të çështjeve rinore, zotimin për financim qeveritar dhe evropian, projekti ka shenja për avancimin e bashkëpunimit të qytetarëve. Nuk do të kërkohet që vetëm të mblidhen grupe rinore dhe të këmbejnë përvojat e tyre.

Ngjashëm, samiti ishte i pazakontë për shkak se shoqëria civile ishte përfshirë për her ëtë parë në ngjarje të tilla. Më shumë se pesëdhjetë përfaqësues të OJQ-ve rajonale, medieve, sindikatave të punëtorëve dhe aktivistë u takuan në prag të konferencës dhe paraqitën rekomandimet për krijimin e vendeve të reja të punës, për lirinë e mediave dhe bashkëpunimin rajonal në vetë samit.

Përfshirja e shoqërisë civile ishte sfiduese meqë krerët politikë në rajon ende nuk janë mësuar të flasin në sy me shoqërinë civile dhe shoqëria civile ka qenë nën presion në shumë vende, si në Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni. Një samit i vetëm nuk mund ta ndryshojë këtë dinamikë, por përfshirja e shoqërisë civile prej Ministrisë së Jashtme austriake së paku dërgoi mesazhin se ajo nuk mundtë injorohet.

Një tjetër sinjal i rëndësishëm ishte nënshkrimi i deklaratës për çështje dypalëshe (bazuar në startegjinë BiEPAG). Në deklaratë, ministrat e jashtëm u zotuan se çështjet biletareale nuk do t apengojnë procesin e integrimit evropian të vendeve të tjera në rajon. Ky përkushtim jehon të attilla marrëveshje si ajo e arritur në Bruksel ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe një deklaratë të parlamentit kroat më 2011.

Sidoqoftë, për herë të parë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan dhe gjithashtu ftuan vendet fqinje të BE-së t’u bashkohet (mesazhi s’ka si të jetë më i qatrtë, edhe pse ato nuk do t’u bashkohen në zotim). Për më tepër, u pajtuan të raportojnë prapë progresin e arritur deri në samitin e ardhshëm në Paris. Kjo deklaratë është bërë derisa Mali i Zi nënshkroi marrëveshje kufitare me Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën në prag të samitit, dhe Kosova e Serbia u pajtuan për çështje jashtëzakonisht të rëndësishme.

Cështjet më serioze dypalëshe përfshijnë BE-në dhe shtetet joanëtare të BE-së )veçanërisht ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe kufijtë ndërmjet Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë vazhdojnë të mbesin burim tensioni) dhe nuk ka perspektiva të zgjidhjes së shpejtë të tyre, por deklarata dhe marrëveshjet sinjalizojnë se së paku disa burime potenciale tensionesh mund të shuhen.

Yjet e samitit ishin kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë, Vuçiq e Rama, që u shfaqën bashkërisht në një debat me shoqërinë civile dhe biseduan në emisionin televiziv «Okruzhenje». Duke iu drejtuar njëri-tjetrit me emër, Edi dhe Aleksandar u paraqitën mirë për raportet e tyre të afërta duke i bërë presion BE-së që të kryejë punë në terren. Ky ëhstë një ndryshim krahasuar me më pak s enjë vit më parë kur ishte dashur ndërhyrja gjermane për t’i detyruar të takoheshin, dhe ndeshja e ndërperë e futbolit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë kishte kallur luftën e fjalëve. Megjithatë, tani duket se ata po luajnë mirë pjesën e tyre të lojës për elaborimin e nevojës së nxitjes së bashkëpunimit rajonal, dhe kjo shkon në favor të Vuçiqit në veçanti. Derisa ai merret me bashkëpunimin rajonal dhe Kosovën, BE-ja dhe Gjermania duket se po shmangin një qasje alternative e më kritike derisa ai po kontrollin dhe mikromenaxhon Serbinë.

Samiti i Vjenës nuk do të mund të adresonte autoritarizmin në rritje në rajon. Ka njëfarë ironie në faktin se kryeministri maqedonas, Gruevski, shënoi dy gola në ndeshjen e futbollit të politikanëve nga Ballkani Perëndimor kundër atyre të BE-së. Mbase kjo është shenjë se dikush që ishte nën presion të madh para disa muajsh dhe qartazi duket se ka shtrënguar rripin në kurriz të parimeve demokratike të sundimit të rendit dhe ligjit, goditi fort topin në portën e ekipit të BE-së në Vjenë.

«London School of Economics»

*Autori është profesor i studimeve të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit dhe drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Grac.

Foto: Enver ROBELLI